“Akti i juristes Vorpsi la pa mend të madh e të vogël”- Gjekmarkaj: Ky shtet tashmë është xhungël. Të nxjerrin një ligj në seancën urgjente për të noterizuar edhe synetlliqet

E Enjte, 14 November 2019 21:21

Nga Agron Gjekmarkaj/ Sot akti i juristes Arta Vorpsi la pa mend e gojë të madh e të vogël. Pa dridhje qerpiku, pa dilema, pa një e pa dy ajo qe do duhej të ishte garantja e kushtetutës nesër, nëse në mënyrë legale shpallej gjykatëse kushtetuese, shkeli mbi kushtetutën dhe mbi fantazinë qytetare.

I padëgjuar, i pandodhur unik gjesti i saj sot la vetëm një shije kudo atë të çmeritjes . Psherëtima “e bënë edhe këtë, arritën deri këtu” përsëritej dendur me këdo që i interesojnë zhvillimet publike. U betua tek noteria Zonja Vorpsi. Por ajo e cila mund të jetë edhe juriste e mire e filloi këtë aventure e bindur përsa po bën. Fort mire e ka të qartë që ka shkelur ligjin me urdhër partie.

Agron-Gjekmarkaj

Nuk ka shumë paqartësi për të kuptuar se ç ‘vendime merr ajo nesër për votimet e 30 qershorit, për çështjen e teatrit kombëtar dhe të tjera ndodhi që në rrethana normale do i binin ndesh kësaj qeverie. Në një vend normal do duhej që në kushtetuese të kishim gjyqtarët më të mirë në fund të karrierës, Vorpsi asnjë ditë s’ka qenë e tille, po ky është hesap tjetër. U betua tek noteria dhe me vrap në zyrë. Çfarë skene. Çfarë shteti dhe institucionesh. Çfarë ktandisjeje për egon e një personi të vetëm.

Mendojeni Vorpsin duke u betuar poshtë fotografive familjare të Tiranës në një pallat buzë Lanes. Po ta lexonim diku do të thonim njëzëri fantazia e autorit është e rënduar. Linkolni thoshte: “kur lapsin e marrin në dorë injorantet, pushkën kriminelet, pushtetin tradhtaret vendi shndërrohet në një xhungël që nuk është më për njerëzit”. Nesër Edi Ramës i teket dhe nxjerr policët në çdo zyrë dhe nxjerr prej andej këdo dhe nuk lë të futet po këdo.

Ky shtet tashmë është xhungël. Në mes nesh nuk funksionon forca e ligjit po ligji i forcës totalitare. Tani le të nxjerrin një ligj nesër në seancën urgjente të orës 10 për të noterizuar edhe synetlleqet. Grotesk dhe përdhunim skuadrist është kjo që ndodh. Krahas ligjit të censurës që po përgatitet, kjo e sotmja tregon qartë deriven e Kryeministrit. Propagandë dhe Frikë, institucione që legjitimojnë çdo gjë. Rilindasit thonë kështu do Amerika po kjo gënjeshtër duhet të jetë sepse, e vërtetë po të ishte, ajo që mbetet model i demokracisë, i bie që po ndihmon një uzurpator për ta vrarë për shumë vjet demokracinë shqiptare.

Modifikuar më Premte, 15 November 2019 10:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...