Kur cenohet Presidenti e Kushtetuta jemi kërcënuar të gjithë

Premte, 22 November 2019 19:14

Zgjedhja e Arta Markut me 69 vota si Prokurore me termin e përkohshme, një shpikje e rilindjes por antikushtetuese ishte paralajmëruesja e asaj që Edi Rama kishte menduar të bënte me Reformën në Drejtësi. Një votim i cili do të hidhte në erë atë çka me marrëveshje midis të gjitha forcave politike dhe ndërkombëtarëve dhe 140 votave shënjoi Reformën në Drejtësi.
Por, pasi mori votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve Kushtetuese me shumicë të cilësuar Rama i vuri shkelmin Reformës. Miratoi i vetëm paketën e ligjeve për Reformën duke i dhënë të drejtë vetes që të fuste duart dhe të kapte institucionet e drejtësisë së re.
“Reforma në Drejtësi” nisi me këmbën e gabuar, kur maxhoranca socialiste, vetëm me 69 votat e saj, zgjodhi Arta Markun në postin e Prokurorit të Përgjithshëm (të Përkohshëm), një pozicion që nuk njihet me emërtimin e tillë as në Kushtetutë dhe as në ligjet e tjera. Arta Marku njihet si lidhje e ngushtë shoqërore e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, socialistit Ulsi Manja. Deputeti i sotëm ka qenë titullar i Arta Markut, kur ata të dy ishin kolegë në Prokurorinë e Shkodrës. Lëvizja më e komentuar është “emërimi” i paligjshëm i Donika Prelës, në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda.
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), maxhoranca socialiste zgjodhi, vetëm me votat e saj, kryetarin dhe zv.kryetarin e institucionit të ri, i cili ka për detyrë të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me mandat të plotë, prokurorët e SPAK-ut, si edhe ka në dorë karrierën e të gjithë prokurorëve. Në krye të KLP-së, i zgjedhur nga maxhoranca është Gent Ibrahimi, kunati i deputetes së rëndësishme të Partisë Socialiste, Mimi Kodheli. Për Gent Ibrahimin dhe zëvendësin e tij, Alfred Balla, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka konstatuar se ata nuk plotësojnë kriteret për të qenë anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjithashtu, në KLP janë edhe dy anëtarë të tjerë, Nurihan Seiti dhe Bujar Sheshi, me lidhje të vjetra me të majtën shqiptare. Për këta dy anëtarë, Autoriteti i Dosjeve ka konstatuar se kanë qenë “bashkëpunëtor” apo që figurojnë në dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) është struktura që trajton karrierën e gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë, si edhe përgjegjëse për përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Naureda Llagami, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), njihet si lidhje e ngushtë e deputetes së Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve, Klotilda Bushka (Ferhati), si edhe Ajola Xoxas, bashkëshorte e kryebashkiakut të majtë të Tiranës, Erion Veliaj. Llagami është përzgjedhur si anëtare e KLGJ me votat e maxhorancës socialiste, pavarësisht se nuk plotësonte kriteret ligjore. Ajo u kandidua si përfaqësuese e shoqërisë civile, ndërkohë që nuk plotësonte kushtin që të kishte qenë 5 vitet e fundit aktive (deri në vitin 2016 ka qenë ndihmës/ligjore në Gjykatën e Lartë.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), strukturë e përkohshme që ka përgjegjësi për përzgjedhjen e kandidaturave për në Gjykatën Kushtetutese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, drejtohet nga gjyqtari Ardian Dvorani, lidhje e fuqishme e Partisë Socialiste në sistemin gjyqësor shqiptar. Dhe Dvorani u caktua në këtë [pozicion për të bërë atë që po shohuim sot. Kujtojmë se Dvorani kaloi vettingun edhe pse nuk justifikonte 90 milionë lekë.
Me këtë kapje Rama po kërcënon këdo, jovetëm Kushtetutën, por edhe të gjithë ne shqiptarët.

Modifikuar më Saturday, 23 November 2019 17:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...