Kreu i PD ka komentuar edhe thirrjet “Rama ik” në stadiumin “Air Albania” edhe ato në ndeshjen mes Tiranës-dhe Skënderbeut, ndersa u shpreh se ky është tregues i zemërimit popullor.
“Ta shtymë sa ta shtymë. Koha është foli për shqiptarët. Këto janë javët e fundit të mundësisë për zgjidhjen e krizës politike me instrumente politikë. Përplasja është e paevitueshme, nëse ky grupi strukturuar, kjo kalçeto pushtetarësh oligarkësh dhe kriminelësh kërkon të mbajë peng vendin, kërkon të përzë shqiptarët, atëherë ajo që nisi në stadiumin e Tiranës dhe vazhdoi dje në stadiumin e Korçës, është vetëm fillimi i një tërbimi dhe zemërimi popullor që do t’i marrë përpara me sojë e sorollop”, tha Basha.
Por përveç stadiumit kombëtar dhe atij në Korçë dje, edhe sot në ndeshjen Vllaznia-Teuta, e luajtur në "Loro Boriçi" u dëgjuan sërish koret "Rama ik".
Thirrjet "Rama ik", sot në "Loro Boriçi":