Gjatë emisionit “Open” në studiot e Top Channel, analisti Andi Bushati deklaroi se nëse qeveria do të merrte parasysh letrën e Metës, nuk do të kishim kaq shumë viktima. Duke u zgjatur edhe më tej rreth letrës së presidentit, Bushati tha se brenda saj kishte fakte racionale për këtë katastrofë natyrore.
“Unë pashë debatin e së hënës që u zhvillua me zv/ministrin Shkreli këtu në Open dhe nuk e mora vesh në qoftë se tek pallati i shembur në Thumanë, u dha leje për të qëndruar brenda apo jo.
Unë iu ktheva letrës së Metës ku qeshëm të gjithë dhe ku qeveria na bëri show që na u çmend presidenti. Përtej faktit që aty na parashikohej për një tërmet, letra në brendësi kishte fakte racionale.
Aty shkruanin hajde ulemi në një tryezë për të folur a kemi kapacitete për të përballuar situata të tilla”, deklaroi Bushati.