Prej kohësh shqiptarët po shohin përditë dy sjellje të kundërta njëra serioze dhe tjetra e një kryeministri palaço e kloun i direkteve gaztore në ERTV. Në anën tjetër Presidenti i Republikës, ‘i armatosur’ me të vërtetën, me parimet themelore të mbrojtjes të shtetit të së drejtës, në betejën e tij për të mos e dorëzuar shtetin në dorë të kriminelëve, që me makinacione mafioze kërkojnë ta kapin atë. Presidenti Ilir Meta foli për mbrojtjen e Kushtetutës, për sovranitetin, për stabilitetin e vendit, për makinacionet që sekti i Rilindjes përgatit për ta kapur sistemin e drejtësisë. Dhe përballë këtij modeli prej burrështetasi kemi një tjetër, atë të kreut të mazhorancës, kreut të sektit të Rilindjes, atë të kapobandës mafioze. Ky njeri që e konsideron shtetin si pronë private, institucionet ia kanë lënë me tapi këtij dhe bandës së rilindjes, dhe përveç drogës dhe vjedhjeve me partneritet me krimin e organizuar, ndonjë zgjidhje tjetër shqiptarët nuk do të kenë. Rama është bërë simbol i kriminalitetit, i drogës, i kapjes së shtetit, i hajdutërisë në nivele ekstreme, i vjedhjes së parave të shqiptarëve e deri të mafia e pronave që e ka futur vendin në një qorrsokak. Këtë e kanë kuptuar edhe vetë elektorati socialist i cili e braktisi në zgjedhjet moniste të 30 qershorit. Edhe pse tentoi të manipulonte shifrat, Rama mori shumë herë më pak se votat e zgjedhjeve të 2017-ës./ Redaksionale