Nga Sali Berisha
Të dashur miq, Fantazma e Serbisë së Madhe, hija e zezë e të gjitha fatkeqësive të rajonit këto 150 vitet e fundit, po shtetit nëpër Ballkan. Vetëm dy dekada pas kapitullimit të Serbomadhisë, ajo doli nga varri dhe Edvin Kristaq Zografi, në një akt madhor tradhëtie kombëtare, solli këto dite në Tiranë Fantazmën e Serbisë së Madhe apo të Jugosllavisë së Re.
Vetëm pak ditë pasi në mënyrën më kriminale presidenti i Serbisë dhe serbomadhisë Aleksandër Vuçiç mohoi masakrat, gjenocidin, krimet kundër njerëzimit që kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi dhe regjimi i tij gjakatar kryen në Kosovë, në Tirane ai pritet nga Zografi Bis apo Esad Pasha i Ri me qylym të kyq dhe së bashku me të në Tiranë u kurorëzua dhe Fantazma e Serbisë së Madhe apo Jugosllavisë së re në emrin maskë Minishengeni ballkanik.
Shtoj këtu se pikërisht një nate para këtij akti antikombëtar, jo rastësisht por me porosi te padronit te tij Esad Toptani i ri, pas një udhëtimi blic ne kryeqytetin e Kosovës, ndërmori nga studio e telebeogradit ne Prishtine ne emision me Baton Stanishiqin sulme si kryhorr i kombit kundër udhëheqjes politike te Kosovës.
Miq, nisma e Jugosllavisë se Re, ogurzeze për shqiptaret, u lançua nga presidenti i Serbomadhise Vuçiç me Traktatin e Nishit te firmosur prej tij dhe Zografit Bis. Ajo erdhi fill pas dështimit te turpshëm dhe historik ne Berlin te projektit krijimit te Serbisë se Madhe nëpërmjet ndarjes se Kosovës te paraqitur nga presidenti i Serbisë dhe serbomadhise Vuçiç dhe mbrojtur ne një akt tradhtie kombëtare nga trojka famëzeze e argatëve te Beogradit; Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe shefi i tij Baton Stanishiq.
Pas këtij dështimi te turpshëm dhe historik, duke keqshfrytezuar veglat e tij shqipfolës, Vuçiç ndërmori këtë nisme me emrin maske Minishengen defakto Jugosllavi e Re te gatuar me kujdes ne Beograd dhe te shpalosur me një skenar emergjence me tre samite ne tre muaj për te dëshmuar se është padron i pakontestueshëm i hapësirës te kësaj Jugosllavie te Re dhe se kreu i narkoshtetit te Tiranes është thjeshte një vasal i bindur i tij.
Nisma me emrin maske Minishengen, njëlloj si Serbomadhia, ne te gjithë kohërat ka qëllime te mirëfillta anti shqiptare.
Se pari, me këtë nisme Vuçiç me ndihmën e Zografit bis kërkon te defaktorizoje Kosovën, rolin e saj kyç ne rajon. Ai synon ta rrethoje atë nga gjitha anët me Serbomadhi, ti krijoje një lloj “bllokade” te “ëmbël” politike ekonomike, kësaj radhe me ndihmën e “vëllezërve” te saj ne Tirane dhe ne Shkup.
Serbomadhi Vuçiç synon ti dobësoje Kosovës instrumentet ne negociatat e ardhshme e madje duke ndërsyer kundër saj Esad Toptanin e ri ta paraqesin Kosovën se bashku si delen e zeze te rajonit.
Se dyti, me këtë nisme presidenti i Serbisë dhe Serbomadhise defacto shndërron Shqipërinë, vend anëtar te NATO-s ne një vasal te Serbomadhise dhe i shkatërron asaj përfundimisht prodhimin dhe jetën e fermerëve shqiptar.
Te gjithë ata qe ndjekin zhvillimet ne rajon, konstatojnë se Vuçiç, nga një problem serioz për Serbinë dhe për rajonin, paraqitet tani si lider i hapësirës te Jugosllavisë se re. E vërteta është se nismat e tij këto tre muajt e fundit kane qene te pashembullta qe nga Jugosllavia e Titos.
Ai, me shume se çdo president tjetër i Serbomadhise para tij, lidhi, riktheu lidhjet gjenetike te Rusisë se vogël, pra vendit te tij me Rusinë e Madhe. Ne këtë kuadër Aleksander Vuçiç si njeri i Putinit ne Ballkan firmosi Traktatin e Bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Rusinë, te cilin e kane firmosur dhe disa republika ish sovjetike.
Me këtë akt ai anëtarësoi Serbinë por defacto edhe Jugosllavinë e re ne këtë hapësire qe fillon me Bjellorusinë dhe përfundon ne kufi me Kinën.
Por Vuçiç nuk mjaftohet vetëm me këtë akt te bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Rusinë.
Ai fill pa humbur momentin, sikur te ishte republike ish-sovjetike, firmosi edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ushtarak me Rusinë dmth; aktin e futjes se Serbisë nen mbrojtjen raketore te Rusisë duke sjelle dhe instaluar ne Etem pak kilometra nga Beogradi raketat ruse S400, një rrezik madhor për paqen ne rajon, krahun jugor te NATO-s dhe dëshmi përfundimtare e vendosjes se Serbisë, e cila pretendonte te ruante neutralitetin nen ombrellën ruse te mbrojtjes.
Përveç këtyre zhvillimeve me Rusinë, Vuçiç deklaron se si lider i Jugosllavisë se Re ai, i autorizuar nga vasalet e tij, ka folur me presidentin Makron ne emër te Tiranes dhe Shkupit. Pra Esat Toptani i Ri nuk ka zgjedhur Conten e Romes apo Kurztin e Vjenës për te lobuar pranë presidentit francez, por Sandrin e Beogradit, njeriun qe ishte betuar botërisht jo shume kohe me pare se për çdo serb te vrare ai do te vriste 100 shqiptar.
Transferimi i politikes se jashtme te Tiranes ne Beograd është tjetër dëshmi flagrante e tradhtisë se larte kombëtare te Zografit Bis.
Duke përfunduar, përballe te gjitha këtyre akteve te rrezikshme për mbare kombin shqiptar, ju bej thirrje shqiptareve kudo qe ndodhen sot te bashkojnë forcat dhe energjitë e tyre ne mbrojtje te interesave te tyre kombëtare ne Shqipëri, Kosove, Maqedoni dhe te flakin sa me pare ne koshin e plehrave te historisë monstren e tyre kombëtare Edvin Kristaq Zografin apo Esad Toptanin e Ri!