Kjo që po ndodh sot në Tiranë nuk është gjë tjetër vetëm nj tradhti e madhe kombëtare ndaj Kosovës dhe kombit.
Rama që është kthyer në një sanduiç, midis Aleksandër Vuçiç dhe Aleksandër Rankoviç, e ka tejkaluar edhe këtë të fundit.
Në hapësirat e këtij portali e kemi bërë të qartë qëndrimin, me mijëra shkrime dhe rreshta rreth qëndrimit të këtij pseudopolitikani që nuk është gjë tjetër vetëm një makineri parash ëpr veten dhe qarkut e lobimit që e solli në pushtet.
Që në shpalljen e pavarësisë së Kosovës e deri tani jo të gjitha korridoret diplomatike kanë qenë në favor të saj. Por nuk mund të justifikosh kurrë tradhtinë e gjakut të fëmijëve të Kosovës, mijëra e mijëra bashkëkombas tanë të shkuara në hanxhar e plumba.
Ky takim që po ndodh në Tiranë është një turp kombëtar dhe nuk mund ta fshehë dot me petk diplomatik dhe me emrin e ndonjë zyrtari në DASH.
Gjithkujt i ka lindur pyetja: Pse njeriu që shkatërroi Shqipërinë e boshatisi atë dhe e ktheu në hambar droge është kaq i ethshëm për tu marrë me Kosovën.
Kur vjen puna që Rama merret me ndonjë gjë, pas saj është para dhe vetëm para.
Është lobimi i Sorosit që e solli në pushtet, gërshetuar me informacionin që dha Kryeministri i Kosovës Haradinaj, pazarin 10 miliard dollarë. Ta harrojë atë pazar! Kosova ka zot. Prandaj është i etur të sulmojë Kosovën dhe vetëm Kosovën dhe liderët e saj, Isa Mustafën, Ramush Haradinajn, Albin Kurtin.
Sot iu sul serish Kosovës, tradhtari jep mendim se si shërohen plagët. Dhe plagët na u shërokan me ilaçe që gjen ky me Vuçiç.
Ky takim i sotëm në Tiranë është një turp kombëtar. Arriti një ‘fitore’: do të hyjë në analet e historisë më i zi se figura e Rankoviçit.