Pretendentja për Kryeministre në garën elektorale të 6 tetorit në Kosovë Vjosa Osmani deklaron se palët nuk duhet të heqin dorë kurrsesi nga marrëveshja.
“Nuk mund të flas se cili do të jetë qëndrimi i ri, por mendoj se do të ishte gabim historik për vendin nëse nuk do të ketë marrëveshje me Vetëvendosjen. Si bartëse e listës së LDK-së dhe përfaqësuese e votuesve e kam për detyrë që ta dërgojë vullnetin e qytetarëve deri në fund dhe do të insistojë deri në fund”, tha Osmani.
Me datë 6 janar Presidenti Thaçi do të presë Albin Kurtin, kandidatin për kryeministër.