Presidenti Meta: Angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, faktor kyç për paqen dhe demokracinë

Diel, 09 February 2020 10:31

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, në prag të vizitës së tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kreu i shtetit, bashkangjitur fotos ku shihen të gjithë së bashkuar, shkruan se vlerëson rolin e tyre si një kontribut për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve amerikano-shqiptare.

Një takim i frytshëm me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, në prag të vizitës së tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Vlerësoj rolin e tyre për forcimin e lidhjes sonë transatlantike, si një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane. Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë”, shkruan Presidenti në postimin e tij në “Facebook”.

Modifikuar më Diel, 09 February 2020 10:42
Login to post comments