‘Kosova duhej të ishte e fundit për të marrë armë që të helmohej populli’

E Enjte, 13 February 2020 08:37

nalisti Fatos Lubonja ka komentuar për portalin Insajderi skandalin e ‘dhurimit’ të granatave me gaz lotsjellës nga Hashim Thaçi për Edi Ramën që të shtypeshin protestat e opozitës

Shijen e keqe që më la ky lajm do ta shpjegoja me këtë arsyetim: në këtë çështje ka një komponente ligjore, por ka edhe një komponente të fortë morale dhe kur them morale edhe politike pasi, sikurse thotë Rusoi, kush ndan moralin nga politika nuk kupton asgjë nga të dyja.

Është ndjenja morale që në përgjithësi na bën të dënojmë ata vende që shesin armë, që përdoren në vende ku ka luftë e vriten njerëz, edhe kur ligjërisht mund të mos kenë kryer ndonjë krim. Ministria e Prishtinës mjaftohet duke thënë se nuk ka shkelur ndonjë ligj.

Kështu thotë edhe ajo Tiranës. Po a mjafton kaq për të qenë në rregull moralisht dhe politikisht? Jo.

Moralisht dhe politikisht Kosova duhet të ishte vendi i fundit ku qeveria e Tiranës do të duhej të drejtohej për të marrë armë për të helmuar popullin e opozitës shqiptare.

Për të njëjtat arsye pala kosovare do të duhej të ishte e fundit që ta pranonte një kërkesë të tillë. Dy ministritë pretendojnë se kanë një marrëveshje bashkëpunimi.

Në fakt këtu kemi bashkëpunimin e dy pushteteve antipopull, antidemokraci që synojnë të mbështesin dhe legjitimojnë njëri-tjetrin. Është bashkëpunimi i atyre që abuzojnë e vjedhin kundër të abuzuarve dhe të vjedhurve. Pra një akt i tillë, mund të afrojë një kategori politikanësh, por midis shqiptarëve këtej dhe andej kufirit nxit ndarje.

Le të shpresojmë që qeveria e Kurtit nuk do t’i përsërisë këto lloj bashkëpunimesh.

Login to post comments