Shfaqja e Veliajt me paratë e Fushës

Saturday, 29 February 2020 16:24

Erion Veliaj ka një devizë: sa më i trashë e banal të jetë mashtrimi, aq më përtace dhe të bezdisura i bën mendjet normale për të reaguar.  

Njësoj si për dasmën e përballuar me kursimet e mamasë, njësoj si për fabulën e ofendimeve nga Rama, të cilën e faturoi tek administratori që duhet të lyente shkallët e pallatit, ai po sillet edhe me vendimin e fundit për teatrin.

Bashkia e Tiranës doli me njoftimin për të prishur marrëveshjen me kompaninë Fusha, duke përdorur si alibi për këtë kostot e papërballueshme për firmën ndërtuese. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Veliaj u shfaq vetë, me zë dhe me figurë, në lajmet e Top Channel, për të shpjeguar se komuniteti i artistëve kishte kërkuar një skenë të rrotullueshme dhe kjo ishte tepër për xhepin e Shkëlqim Demir Fushës.

Sado që të të ngjallin krupën banalitete të tilla, gjithësesi ato duhet të sqarohen për hir të peshës që debati ka marrë në publik.

Natyrisht, askush nuk mund të besojë, se një kompani serioze, që paskësh qenë në gjendje të ndërtonte një teatër me vlerë mbi 33 milionë euro, që nuk e bënte dot as shteti, nuk plotësonte edhe këtë kërkesë. Për këdo duket përrallë me mbret që firma e ndërtimit, e cila ishte e gatshme të realizonte kapriçot arkitektonike të atij që na u servir si një nga profesionistët më të mirë në botë, Bjarke Ingels, do të stepej përpara kërkesave modeste të aktorëve shqiptarë.

Por, përpos këtyre arsyetimeve logjike, pretendimin se rilindasit me Fushën- të cilit deri më tani i kanë dhënë mbi 100 milionë euro punë publike-, nuk paskan rënë dakord për pazarin, e hedh poshtë edhe vetë shtjellimi i fakteve.

Ashtu sikurse pamë, në më shumë se dy vite, marrëdhënia e tyre nuk ka qenë një raport administratorësh shtetërorë që hapin garë për një kompani private, në kushtet e tregut të lirë. Ajo ka qenë një lidhje ortakërie. Këtë e dëshmojnë një sërë faktesh.

Në bashkëpunim të plotë me Edi Ramën, Fusha dorëzoi në shkurt 2018, një propozim të pakërkuar për ndërtimin e teatrit të projektuar nga Bjarke Ingels, me 6 kulla mbrapa.

Por ashtu sikurse dëshmoi në një intervistë në Top Show vetë arkitekti danez, biseda e tij me Edi Ramën për këtë çështje datonte që në vitin 2016. Pra nuk ishte Fusha ai që kishte bërë ofertën, por kryeministri që i ka ngarkuar atij detyrën për t’u marrë me këtë punë.

Dhe saga e kësaj lidhjeje okulte nuk përfundon këtu.

Duke qenë në djeni të planit të qeverisë që pati nisur që në 2016, Shkëlqim Fusha privatizoi një tokë të vogël, rreth 300 m2, aty ku më pas planifikoheshin të ngriheshin gjashtë kullat, për t’u shitur më pas si kompania që ka avantazh në këtë projekt.

Për të realizuar këtë mega aferë, që sipas kritikëve do përfundonte me 200 milionë euro fitim, shkeljet vazhduan.

Ato e detyruan Komisionin Europian në Bruksel, të dënonte këtë praktikë me fitues të paracaktuar dhe të kërkonte minimalisht hapjen e garës edhe për kompanitë e tjera.  

Por, kryesisht Rama dhe Veliaj e kishin bërë planin që ato para duhet t’i shkonin fillimisht Fushës (askush nuk mund të spekulojë si mund të ndaheshin më pas) dhe prandaj ata projektuan që për 6200 metrat, ku do të ngriheshin 6 kullat, shfrytëzimi i tokës do të qe më i larti në Tiranë 63.47% edhe intensiteti i ndërtimit nga 5.5 që e parashikon maksimalja e kryeqytetit, do të bëhej 6.6.

Një hetim që nuk duhet humburSkaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Pra nuk ka asnjë dyshim, se mes “shtetit” që kishte bërë një pafundësi shkeljesjh dhe “privatit” që do të përfitonte prej tyre, gjithçka ishte e llogaritur më parë, rolet ishin ndarë dhe pazari ishte mbyllur.

Prandaj edhe më idiotët e kanë tejet të vështirë që të besojnë gënjeshtrën që na tha kryebashkiaku i Tiranës se ky “deal” u prish ngaqë u kërkua një skenë rrotulluese. Po aq absurd sa ç’ishte pretendimi se tani shteti do të ndërtojë Teatrin Kombëtar me paratë e veta, kur deri më sot na qe thënë se këto fonde ishin të pamunduara, prandaj i duheshin dhënë Fushës gjashtë kulla në qendër të Tiranës, po i tillë është edhe justifikimi i fundit.

Prej tij ne nuk marrim vesh dot më shumë sesa kaq. Pavarësisht nga vendimi që u mor, ne ende nuk dimë, as se ç’do të bëhet me teatrin, as se ç’do të bëhet me truallin pas tij.

Ajo që mund të kuptojmë është se Erioni na gënjeu edhe njëherë, shumë trashë. Ajo që mund të imagjinojmë është se sa më banale të jenë mashtrimet e Veliajt, aq më i madh do jetë zullumi që fshihet pas tyre.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...