Një ditë para manifestimit të 2 marsit, të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka konfirmuar pjesmarrjen e tij, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen.
Me një shënim në facebook, Bashka shkruan se si bashkëshort dhe si prind, e ka për detyrë të mblidhet me qytetarët në “mbrojtje të Kushtetutës”.
“Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!”, thotë kreu i PD-së në facebook.