Ne kohen kur vendi sot eshte zgjuar ne shtetrrethim, per shkak te koronavirusit qe ka shenuar 23 te prekur, Kryedemokrati Lulzim Basha ka nje mesazh per ata qe jane heronjte e kesaj kohe te veshtire, mjeket dhe infermieret.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Basha shkruan se “e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj”.
Mesazhi i Bashes
Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë!
Jeni heronjtë tanë!
Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.
Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!
Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!