“Masat shtrënguese, të nevojshme, u morën në kohën e duhur”, Mustafaj: Jemi shoqëri e pavetëdijësuar, ja ç’më tha një mjek për pacientin 0

Premte, 13 Mars 2020 17:52

Ish-ministri demokrat, Besnik Mustafaj, vlerësoi masat shtrënguese të marra nga qeveria për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Mustafaj tha se këto masa janë marrë në kohën e duhur dhe janë të nevojshme, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë ato.

Ndër të tjera, demokrati theksoi se vetë po qëndron në shtëpi dhe po respekton të gjitha këshillat e OBSH dhe mjekëve shqiptarë, që nga higjiena personale, deri te përdorimi i maskave dhe dorezave.

Intervista:

I trembeni koronavirusit?
Nuk i trembem as tani, por përpiqem të ndjek udhëzimet që jep OBSH ose mjekët këtu në Shqipëri.

Qëndroni në shtëpi?
Unë qëndroj absolutisht në shtëpi, kjo është një dalje e posaçme, kam ardhur me maskë, me makinën e televizionit. Sapo të dal do të shkoj në shtëpinë time, ku më pret bashkëshortja dhe mbesa ime, me të cilët komunikojmë normal, por që respektojmë masat.

Ka ndryshuar përditshmëria juaj?
Jo, jeta ime nuk ka ndryshuar. E bashkëshortes, që është në marrëdhënie me punën, është ndërlikuar pak.

Çfarë bëni në shtëpi?
Lexoj romane, shkruaj, dal në bace, merrem me pemët, komunikoj me miqtë në Shqipëri e jashtë. E gjithë kjo është brenda ritmit tim të punës.

Jeni dakord me masat e qeverisë?
Jemi plotësisht dakord me këto masa. Ne jemi këtu për të dëgjuar mjekët, duhet të jenë në ekran. S’jam dakord me rolin e ri të kryeministrit. Gjithë të sëmurët i besojnë më shumë mjekut, se sa kryeministrit. Dje ka mbajtur për herë të parë presidenti i Francës, ende nuk ka folur Kancelarja Merkel. Administrimi politik është tjetër gjë. Ky nuk është kujdestari i të gjitha familjeve shqiptare, është shprehje e delirit të tij. Unë marr djalin në telefon, më del zëri i Edi Ramës. Çdo ai? Edhe kompanitë bëjnë shumë gabim. E pandershme nga kryeministri është se ndryshe flet, ndryshe vepron. I ka bërë thirrje opozitës të mos bëjë politikë me këtë situatë, ndërsa vetë po bën përpjekje për të bërë protagonistin, pra për të bërë politikë. Ai ka filluar fushatën për vitin e ardhshëm.

Është roli i duhur i opozitës?
Kjo është situatë emergjente, e jashtëzakonshme, që nuk e përjashton opozitën nga roli i saj. Opozita duhet të jetë inkurajuese, jo arrogante, për të lehtësuar sadopak gjendjen psikologjike të njerëzve. Vendimi për të mbyllur makinat, kafenetë e restorantet, është i drejtë. Unë jetoj në Dajt, deri dje të gjitha restorantet ishin plot, a thua se ka dasma. Një budallallëk i pashembullt. 

Parashikohet një situatë jo e mirë, a do ishit pro që masat të jenë kaq të forta në vazhdim?
Jam mbështetës i të gjitha masave që i shërbejnë ngadalësimit të përhapjes së koronavirusit, e ka shpjeguar dje kryeministri qartë, por edhe personalitete të fushës. Qëllimi është ngadalësimi i përhapjes së virusit, në mënyrë që sistemi shëndetësor të jetë brenda kapaciteteve për t’i shërbyer njerëzve. Këto dy javë treguam se jemi një shoqëri e pavetëdijësuar.

Më thoshte një mjek se ata dy të parët sillen shumë keq edhe në spital me mjekët e infermierët. Gjysma e të identifikuarve si të prekur me koronavirus kanë pasur kontakt me ta. Një aktor i “Portokallisë”, i ardhur më 8 mars nga Italia, thyen sot dy ligje, del me makinën private dhe nuk është karantinuar. Pse nuk ia vunë gjobën 5 mijë euro atij? Duhet vetëdijësim. Qeveria duhet t’i marrë këto masa, pse jo.

Masat shtrënguese u morën në kohën e duhur?
Nuk mendoj se janë marrë vonë. Këtu janë marrë masat shtrënguese maksimale, kur kishte 15 të identifikuar dhe 1 të vdekur, nuk është se shkoi në 10 mijë të prekur. Nuk kam mendim negativ për kohën kur u morën masat.

Modifikuar më Premte, 13 Mars 2020 19:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...