DITARI I KORONA-VIRUSIT/Të kopjosh sjelljen post-tërmet në kohë epidemie është kriminale

Tuesday, 17 Mars 2020 11:39

Nga Ilir Nikolla

Të qeverisësh në kohën e një krize globale mund të të japë çekun e bardhë të autoritetit të pakontrolluar, por përdorimi i këtij çeku për të përmbushur boshllëqet në axhendën e ëndrrave të fshehura në sirtar e shndërron atë në një recetë katastrofe. Më mirë t’i dorëzohet gjithçka kaosit dhe është ai që i vendos ekuilibrat – historia na rrëfen raste kur kaosi është më i drejtë se autokracia – sesa në një fushë ku vepron zezona, të pafuqishmit të ndiejnë edhe një dorë tjetër të fortë e të keqe, dorën e pakontrolluar të qeverisë. Kështu po ndodh në Shqipëri javën e fundit, qëkur shfaqja e koronavirusit e mori përpara kryeministrin dhe ai u detyrua të heqë dorë nga praktika “s’pyesim ne për virusin”, për ta zëvendësuar me praktikën e shtetrrethimit, si e vetmja mënyrë për të mashtruar se s’ia ka ngritur duart përpjetë por po përpiqet që të bëjë diçka.
Qeveria është gjithmonë me një kohë vonesë dhe ditë pas dite po kuptojmë se regjistri i shtetasve që kishin ardhur nga Italia në Shqipëri mungonte, se karantinat e premtuara para disa javësh nuk ekzistonin, se stoku i maskave mbrojtëse ishte i skaduar, po shohim se personeli i spitaleve është ekspozuar kriminalisht përballë të infektuarve për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse, po kuptojmë se shteti ka ngritur duart e s’ka financa as për tamponë analizash e as për shtimin e numrit të shtretërve të reanimacionit.
Ditë pas dite që emergjenca nxjerr në plan të parë një problematikë të re, hasim qeverinë që nxjerr justifikimin dyfish: “jemi të papërgatitur, fonde s’kemi, por do ngushtojmë lëvizjen e banorëve, derisa epidemia të kalojë”.
Ky është ditari i përditshëm i Korona-virusit në Shqipëri, me qeverinë gjithmonë një kohë prapa në menazhimin e krizës. Më tragjikja është sjellja që qeveria ka me shtresat më të pambrojtura gjatë këtyre ditëve. Kryeministri thotë se si në rastin e tërmetit (që u menazhua më keq sa s’ka) do të ketë një plan rindërtimi. Kjo propaganda mund të ketë funksionuar disi në rastin e tërmetit, por në rastin e epidemisë s’ka asnjë shans të funksionojë.
Këtu s’është më momenti për të thënë do ta zgjidhim më vonë. Shembujt i kemi përpara syve. Kryeministri italian Konte shpalli platformën e ndihmës me 25 miliardë dollarë, Gjermania, ende pa u goditur mirëfilli nga epidemia ka shpallur se do të shpenzojë për neutralizimin e dëmeve në ekonominë gjermane një paketë prej 550 miliardë dollarësh. Të njëjtën sjellje ka shfaqur edhe presidenti francez Macron. Bizneset e vogla në Shqipëri, ata që jetojnë vetëm e që në kohë karantine rrezikojnë të vdesin urie, sistemi shëndetësor i nëninvestuar e që rrezikon do ditë kolapsin, nuk presin dot që epidemia të kalojë.
Sjellja se paketën e ndihmës do ta miratojmë më vonë nuk është më tregues i qeverisë që vepron me një kohë vonesë. Këtu s’jemi më as në sferën e paaftësisë për të qeverisur. Këtu jemi tek sfera e çakenjve që kërkojnë të përfitojnë nga fatkeqësia e shqiptarëve. Çakenjtë shfaqen gjithmonë në fushë-beteja. E dimë edhe dëshirën e kryeministrit tonë për të interpretuar çdo lloj roli, por roli i çakallit nuk është roli që i përket një qeverie. Më mirë një fushë që vetërregullohet nga kaosi, sesa një fushë-betejë ku viktimat luftojnë edhe me të keqen, edhe me zjarrin-mik që ju vjen nga sjellja prej kërmëngrënësi e ekzekutivit.

Modifikuar më Tuesday, 17 Mars 2020 14:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...