Kriza e virusit-Si të shmangim recesionin pa rritur borxhin

Premte, 20 Mars 2020 11:26
Irena Beqiraj
 
Pandemia e COVID-19 është goditja më e madhe që ka pësuar ekonomia botërore që nga kriza financiare e një dekadë më parë. Por ndryshe nga kriza financiare e vitit 2008, shpërthimi i COVID-19 po godet njëkohësisht, si anën e ofertës, ashtu edhe anën e kërkesën. Shtrirja e dëmit ekonomik , do të varet nga shpejtësia e reagimit si dhe nga ko-ordimini i politikave monetare .Ekonomia Botërore rrezikon të futet në recension.

Ekonomia shqiptare është përpara një sfide, si kurrë ndonjëhërë. Propozimet e opozitës që janë në një linjë me kërkesat e biznesit, nuk janë gjë tjetër përveccse stimuli fiksal që kanë ndërmarrë gjithë vendet europiane, për të shpëtuar ekonomitë e tyre si dhe për t’i mbijetuar krizës. Italia fqinje ka alokuar 25 miliard Euro, ndihmë për bizneset dhe familjet , në mënyrë që të mbajë të ndezur motorin e ekomonisë së saj.

Ekonomitë sot kanë nevojë për stimuj fiskal. Në këto kushte, çdo kryeministër, ministër, aq më tepër politikan, do të dëshironte të injektonte para në ekonomi, për të përballuar këtë situatë. Asnjë dyshim për këtë, është në ADN-në e politikanit. Por ajo që nevojitet, është një vendimarrje e përgjegjshme e cila duhet të bazohet tek blancimi midis efekteve në afat të shkurtër dhe afatgjatë, të këtyre vendimeve. Një politikë ekonomike e përgjegjshme, kërkon më së pari një “diagnostikim” të kujdesshëm të situatës ekonomike, pa zbukurime ,të barazlarguar nga pesimizimi por edhe nga euforia politike.

Diagnostikimi ekonomik

Nëse do ta diagnostikonim pa zbukurime ekonominë tonë, ajo që prej 2017 vuan nga një anemi e thellë, mungësë e shpejtësisë zhvillimore dhe është tërësisht e ekspozuar dhe e pa mbrojtur nga goditjet e jashtme. Problemet që shfaq ekonomia  janë:

Inflacion afatgjatë shumë i ulët, norma maksimale e arritur  në tre vitet e fundit është 1.5%, ndërkohë që norma target e Bankës së Shqipërisë është 3%. Norma e papunësisë edhe pse ka pësuar rënie në nivelin 12%, mund të konsiderohet akoma e lartë. Monedha vendese ka më shumë se një vit që shfaqet e mbivlersuar. Kërkesa për kreditim shfaqet e dobët, sidomos për bizneset, me gjithë përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të ulur normat e interesit dhe për të lehtësuar kreditimin.

Shqipëria paraqitet me borxhin më të lartë në rajon. Në fund të vitit 2019, niveli i borxhit ishte rreth 69 % PBB (me gjithë detyrimet të prapambetura), ndërkohë që vendet e rajonit kanë një mesatare të nivelit të borxhit 50% të PBB. Shqipëria vazhdon të përformojë më dobët se rajoni në mbledhjen e të ardhurave, raporti i të cilave është rreth 27.5% të PBB ndërkohë që ky raport për vendet e Ballkanit  është 35% e PBB-së.

Kjo situatë ekonomike u përkeqësua nga efektet e tërmetit i 26 Nëntorit 2019, dëmet e të cilit u llogaritën rreth 6.4% të PBB dhe humbjet në nivelin  në 1.1% të PBB-së. Sektorët ekonomikë më të goditur ishin turizmi dhe pasuritë e paluajtshme, por dëme të mëdha u shkaktuan edhe në arsim, shëndetësi, infrastrukturë publike, prodhim dhe tregti. Për shkak të tërmetit, Banka Botërore rishikoi  me ulje rritjen reale ekonomike  duke e zbritur  atë  në 2.4% në vitin 2019 dhe 3.2% për vitin 2020. Me rishikimin e buxhetit të vitit 2020, Qeveria alokoi 20 miliard lek për rindërtimin, të cilat janë parashikuar të financohen – 7 miliard lek nga grantet, 3 miliard u shkurtuan nga shpenzimet e tjera të buxhetuara dhe u alokuan si shpenzime për rindërtimin, si dhe 10 miliard lek do të financoheshin me rritje të borxhit. Ndërkohë sipas vlerësimeve të BB një efekt tjetër i tërmetit do të ishte zvogëlimi i të ardhurave të parashikuara me 11.4 miliard lek. Sa më sipër do të ndikonte në rritjen e deficitit buxhetor me 0.7% të PBB duke e çuar nivelin e deficitit të pritur në 2.3 % të PBB. Ndërkohë që borxhi së bashku me detyrimet e prapambetuara në fund të vitit 2020 pritej të arrinte nivelin 72% të PBB. Deficiti tregtar dhe deficiti i llogarisë rrjedhëse pritet gjithashtu të përkeqësohen. Deficiti i llogarisë rrjedhëse, pritet të zgjerohet me rreth 0.2% të PBB-së, duke u rritur nga një parashikim fillestar para-tërmeti prej 7.1% në 7.3% të PBB-së pas tërmetit. Efektet e tërmetit, padyshim kanë kufizuar kapacitetin tonë ekonomik në afat të mesëm.

Në këtë situatë, goditja e menjëhershme e kërkesës dhe ofertës  agregate të shkatuar nga Covid-19, mund të rezultojë tepër e rezikshme për mbijetesën ekonomisë shqiptare, e cila jo vetëm ka 3 vjet që lufton për të ruajtur stabilitetin makro fiskal, por që u godit  rëndë edhe nga Tërmeti i Nëntorit.

Mjetet e Shpëtimit

Masa e parë edhe me e shpejtë, do të ishte stimuli monetar ose ulja e normave të interesit (duke çuar ato deri në zero). Por, eksperienca e deri tanishme ka treguar që ky stimul është i paefektshëm ose shumë i dobët për të nxitur rritjen e nevojshmë të kërkesës, sepse përvoja tregon që konsumatorët dhe menaxherët e biznesit nuk janë të gatshëm të zhyten më thellë në borxhe, duke marrë hua për të shpenzuar gjatë një krize  ekonomike, apo pragun e një recensioni.

Për të luftuar një krizë të ashpër që vjen nga një rënie e mprehtë e kërkesës së përgjithshme për mallra dhe shërbime, stimuli fiskal (rritja e transfertave qeveritare për familjet edhe bizneset, rritja e shpenzimeve qeveritare dhe / ose ulje e përkohëshme e taksave për familjet dhe bizneset) është i nevojshëm për të rritur kërkesën agregate për mallra dhe shërbime, aq më tëper kur stimuli monetar (ulja e normave të interesit) ka rezultuar i paefektshëm.

Brenda zonës së komfortit në politikëbërje synohet përdorimi i stimulit standard fiskalo-monetar. Nën një stimulim standard fiskal-monetar, buxheti merr hua për të paguar stimulin fiskal duke shitur bono të reja thesari. Këto bono, mund t’i shiten edhe vetëm Bankës Qendrore, duke përdorur kështu një pjesë të rezervës monetare. Kjo politikë do të rriste ofertën monetare ose paranë në qarkullim por në të njëjtën kohë do të rriste edhe borxhin qeveritar.

Përvoja tregon se çdo politikë që kërkon rritje të mëtejshme të borxhit të qeverisë do të krijonte efekte negative në të ardhmen e afërt, aq më tëpër për Shqipërinë, e cila është aktualisht në një pozicion të disfavorshën fiskal krahasur me vendet e ngjajshme të rajonit.

Çdo rritje e mëtejshme e borxhit përtej nivelit 72% e PBB-së pa dyshim që jo vetëm do të riste kostot e shërbimit të borxhit (pagësën e interesave), por do të impononte  në ta ardhmen e afërt ,masa edhe më të forta të konsolitdimit fiskal që do të thotë rritje taksash dhe/ose shkurtim të transfertave buxhetore dhe/ose shkurtim të investimeve kapitale.

E thënë shkurt një stimul fiskal me anë të borxhit, mund “t’i mundësojë ekonomisë sonë të sëmurë, të hiqte këmbët zvarrë “, por kursesi nuk do të mund ta shëndoshte atë.

Nga ana tjetër, një stimul fiskal i siguruar me anë të borxhit gjithmonë do të ishte ”i kursyer“ ose thënë ndryshe i pamjaftueshëm. Historia ekonomike botërore ka treguar që shumica e avokatëve të stimulit fiskal nuk kanë guxuar kurrë të propozojnë një stimul të mjaftueshëm fiskal për shkak të shqetësimit së rritjes së mëtejshme të borxhit.

Mësimi, edhe pse i  bezdisshëm, duhet pranuar – për sa kohë që një stimul fiskal vjen si rezultat i rritjes të borxhit të qeverisë, asnjëherë nuk do të jetë në masën që i nevojitet ekonomisë për të luftuar një krizë të rëndë si agresioni i Covid -19, si dhe stimuli fiskal i cili do të shoqërohet me rritjen e borxhit, në të ardhmen e afërt, do të ndikonte në stabilitetin makro fiskal, duke e kthyer sërisht “në shtratin e lëngimit ekonominë tonë, pasi do të ndikonte në stabilitetin makrofiskal , duke përkeqësuar aftësinë për të mbledhur taksa,  si rrjedhim edhe duke zvogëluar mundësinë për të përballuar shpenzimet e nevojshme  publike.

Ka dritë në fund të tunelit

Ofrimi i stimulit fiskal pa borxh, është një mundësi që duhet konsideruar nga politikëbërsit ekonomik të vendit, si një dritë e mundëshme në fund të tunelit. Stimuli pa borxh, do të rriste kërkesën e përgjithshme për mallra dhe shërbime në kohë krize pa rritur borxhin e qeverisë. Stimulimi pa borxh, konsiston në një transferim (jo hua) nga Banka Qëndrore në thesarin e shtetit, në mënyrë që thesari të mos marrë hua për të financuar stimulin fiskal. Vendimarrjet e dy institucioneve duhet të jenë të pavarura nga njëra tjetra. Qeveria duhet të miratojë paketën stimuluese fiskale, që duhet të përbëhet kryesisht nga transferime të parave për familjet edhe bizneset, shpenzime të tjera të përkohshme, apo edhe ulje të përkohshme të taksave. Banka e Shqipërisë  në mënyrë të pavarur duhet të përcaktojë sasinë e parasë së re për t’u emetuar e cila duhet t’i kalojë si grant qeverisë për të përballuar plotësisht apo edhe pjesërisht paketën e stimulit fiskal.

Për shumë nga ekonomistët që lexojnë këto rreshta, stimulimi pa borxh mund të duket i ngjajshëm me konceptin e Fridman -it , të “parasë së helikopterit”, por ndryshon nga ai në dy aspekte bazë. Në konceptin e parave që hidhen me helikoper, Fridman-i supozonte që Banka Qëndrore i shpërndante paratë në publik. Në rastin e stimulit fiskal pa borxh ,kërkohet ndarje e qartë e kompetencave vendimarrëse, duke caktuar role të veçanta për institucionet të veçanta (BSH, Qeveri, Parlament) në zbatimin e tij praktik. Por më rëndësishmia, në konceptin e Friedman-it, helikopteri hidhte para në një ekonomi që është në punësim të plotë, ose në kapacitet të plotë prodhues, ndërsa politika stimuluese pa borxh do të  përdoret dhe duhet të përdoret vetëm kur prodhimi aktual i ekonomisë është shumë më poshtë se prodhimi i mundshëm i saj.

Nëse ekonomia do të ishte në krizë apo në recension, por edhe nën kapacitet, trasferta e parave për publikun, do të çonte në rritje të shpenzimeve duke rritur ofertën, edhe jo çmimet. Për sa kohë ,për një periudhë të konsiderueshme kohore, që kërkesa për mallra dhe shërbime nuk ngrihet mbi kapacitetin e plotë , do të kishte pak ose aspak gjasa të kishim  inflacion.

Aq më tepër që vendi ynë përjeton një inflacion të ulët në afat gjatë, monedhë të mbivlersuar dhe normë të lartë të papunësisë, të cilat na  sugjerojnë që rreziku i rritjes së inflacionit do të jetë shumë i  ulët.

Stimuli pa borxh duhet të jetë i përkohëshëm , por domosdoshmërisht të shtrihet në më shumë se një vit. Ndërsa ekonomia rikuperohet drejt punësimit , si dhe sigurohet kthimi i besimit të konsumatorit dhe biznesit, stimulimi pa borxh duhet të hiqet gradualisht.

Mençuria popullore na mëson që  jo çdo e keqe vjen për keq, dhe se i humbur nuk është ai që gabon, por ai që humbet leksionin. Shpresoj që kjo e keqe të na shtyjë të dalim nga zona e komfortit, të shmangim ngadalësinë apo dembelizimin në mendim dhe për më tepër në politikbërje. Shpresoj të mos harrojmë mësimin që përgjegjshmëria në ditët e mira, rrit gadishmërinë për të përballuar ditët e këqija. Ka ardhur koha “të imponojmë“ edhe të përvetësojmë një qasje më proaktive një shpejtësi tjetër në politikat ekonomike. Kemi tridhjetë vjet që mendimi ekonomik, por edhe politkëbërja, punon në marshin e saj më të ulët duke u përpjekur të përmbushë qëllimet më bazike, si të sigurojmë stabilitetetin makro fiskal” ose si të “zhbëjmë gabimet qeverisëse”, si të përballojmë goditjet në kushtet e mungesës totale amortizatorëve ekomomik , ose thënë ndryshe si të qëndrojmë në këmbë.

Sot përveçse të gjejmë mjetët si  “ta mbajmë në këmbë këtë ekonomi” na duhet  një orë e më parë ta ngremë marshin e  mendimin dhe polikëbërjen ekonomike në nivelin e dytë , cilat janë mjetet që do të  nxisin avantazhet tona konkuruese, dhe më pas pse jo të mendojmë edhe me marshin e tretë si  ta  kthejmë ekonominë tonë në një eksportuese

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...