Gazeta gjermane: Konflikti midis BE dhe SHBA rrëzoi Kurtin

E Enjte, 26 Mars 2020 12:45

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka raportuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas një mocioni votëbesimi, i iniciuar nga LDK-ja dhe mbështetur nga partitë opozitare.
Gazeta shkruan se zyrtarisht kishte polemika për politikën e duhur për tejkalimin e krizës me koronavirusin.
“Prapa skenave ishte një konflikt ndërmjet BE-së dhe Amerikës”, shkruan gazeta, raporton Syri.net Kosova
Sipas FAZ, Uashingtoni është duke bërë përpjekje për të bindur Prishtinën të pranojë një marrëveshje, të cilën e kundërshton Brukseli.
“Toni midis Shtëpisë së Bardhë dhe Qeverisë kosovare ishte rritur kohën e fundit. Donald Trump Junior kërcënoi se amerikanët mund të mbyllnin Camp Bondsteel, bazën e tyre ushtarake në Kosovë. Ky është një kërcënim jashtëzakonisht serioz, pasi ndjenja e sigurisë së shqiptarëve të Kosovës bazohet kryesisht në praninë ushtarake amerikane në vendin e tyre”, shkruan FAZ.
Gjermania dhe Franca u përpoqën të parandalojnë votën e mosbesimit, por nuk ia dolën

 

Login to post comments