Rama nuk po bën testime, kjo është e tmerrshme/ Berisha: Arma e vetme kundër kësaj të keqe është karantina

Premte, 03 Prill 2020 14:02

Rama nuk po bën testime, kjo është e tmerrshme/ Berisha: Arma e vetme kundër kësaj të keqe është karantina
Ish-kryeminsitri Sali Berisha e ka cilësuar alarmante situatën e shkaktuar nga COVID-19.
Berisha u shpreh me këtë pandemi nuk po bëhet një menaxhim i duhur, pasi sipas tij qeveria nuk po zbaton me përpikmëri rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Gjithashtu ish-kryeminsitra i bëri thirrje qytetarëve që të mos heqin dorë nga përdorimi i maskave.
Do të ketë pasoja tek jetët tona ky keqmenaxhim i qeverisë sipas jush?
Berisha: Ka vdekje të shumta sepse nuk pranon të bëjë testimet. Numri i testimeve dhe vdekjeve shkojnë në drejtime të kundërta. Ky nuk pranon. Po bëhet diçka e tmerrshme.
Gjithashtu ish-kryeministri Berisha theksoi se testimet ndikojnë në uljen e vdekshmërisë.
“Është një masë që duhet marrë në kujdes të qytetarëve, edhe nëse shfaq vetëm shenja minimale. Nuk duhet të ketë policë të patestuar. Testimet duhen bërë kudo. Nëse veprohet me rregullat e mafias, kjo do ta ndihmojë epideminë.
Në atë gjendje që është, do ti thotë qytetarëve se edhe 30 minuta mjaftojnë si fashë orare për lëvizjet. Sot problematike është dalja e qytetarëve pa maska. I bëj thirrje qytetarëve, të improvizojnë , të vendosin çfarëdolloj maske. Pa maskë mund ta marrin kudo virusin.
Në çdo dyqan mund të gjejnë mikrobin dhe ta marrin. Është më mirë se pa maskë. Kjo qeveri refuzoi ofertën e miliona maskave. Këto po mundohen të vjedhin edhe në kohë pandemie.
Sot të gjithë qytetarët mjetin dhe armën e vetme që kanë kundër kësaj të keqe është karantina, distancimi me rigorozitetin më të madh. Por sot është e faktuar që karantina dhe izolimi në mungesë të testimit dhe maskave janë të pamjaftueshme.
Këta nuk duan të shpërndajnë maska dhe të bëjnë testime masive. Këta po i lënë njerëzit në rrezikun e infeksionit”, tha më tej ish-kryeminstri.
Si e shihni punën e mjekëve?
Berisha: Italia me rreth 12 mijë fatalitete ka 9 % të personelit mjekësor të infektuar. Ndërkohë në Shqipëri shifrat e vërteta shkojnë në 20 %. Ndjej dhimbje për ta , më i shquari për mua është Dhimitër Kraja i cili ka një jetë të tërë me integritet të lartë profesional. I uroj atij dhe të gjithë personelit të prekur shërim të plotë.
Më tej ish-kryeminstri theksoi edhe njëherë se në këtë situatë është emergjente përdorimi i maskave dhe testimet masive. Gjithashtu ai u shpreh se perosneli mjekësor duhet mbrojtur dhe duhen zbatuar kriteret e OBSH./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...