Sa do të zgjasë epidemia e COVID-19 ?

Diel, 05 Prill 2020 10:25

Nga Ilir Allkja

Sëmundja koronavirusit (COVID-19) është shkaktuar nga virusi SARS-COV2 dhe shkakton një sëmundje potencialisht fatale e cila sot është një shqetësim i madh global për shëndetin publik.

Bazuar në numrin e madh të personave të infektuar që ishin të ekspozuar në tregun e kafshëve në qytetin Wuhan, Kinë, besohet se origjina e COVID-19 është nga kafshët.

Transmetimi nga personi në person i infeksionit COVID-19 çoi në izolimin e pacientëve të cilët më pas u administruan me një larmi trajtimesh.

Kështu, disa pyetje që ndeshim shpesh këto ditë.

Së pari, cili është spektri i plotë i ashpërsisë së sëmundjes?

Sëmundja e COVID-19 mund të jetë :
asimptomatike, dmth pa shenja.
Simptomatike, por me shenja të buta të sëmundjes, humbje të ndjenjës së nuhaturit, shijes, si dhekollë e temperaturë 37,5-38.
Simptomat e rënda me temperature të lartë që nuk zbret, vështirësi në frymëmarrje të cilat kërkojnë doemos shtrimin në spital.
Sëmundja mund të ketë dhe përfundim fatal.

Së dyti, sa i transmetueshëm është virusi?
Ashtu si gjithë virozat e tjera edhe COVID-19 është ngjitës. Transmetohet krysisht me anë të kontaktit me sende apo sipërfaqe të kontaminuara, me anë të spërklave të pështymës në ajër, me naë të ajrit, përdorimit të gotës, lugës apomjetet e tjera vetjake të një personi të kontaminuar.

Së treti, cilët janë më së shumti të infektuarit ?
Përgjithësisht COVID-19 prek individët me imunitet të kompromentuar (të ulur për arsye të ndryshme) si moshat e avancuara, por janë të përjashtuara gruposhat e tjera, ka raste që janë infektuar edhe bebe.

Sa është periudha e inkubacionit?
Periudha e Ëinkubacionit" nënkupton kohën midis marrjes së virusit dhe fillimit të shfaqjes së shenjave të sëmundjes. Vlerësimet për të periudhën e inkubacionit për COVID-19 shkojnë nga 1-14 ditë, por më së shpeshti rreth pesë ditë.
Këto vlerësime do të azhornohen ndërkohë që më shumë të dhëna do të bëhen të disponueshme.

Dhe e katërta, cilat janë faktorët e rrezikut për sëmundje të rënda ose vdekje?

Individët e moshës së tretë , por edhe më të rinj që vuajnë nga Imuniteti i ulët apo i munguar (Imnudepresioni) diabeti, probleme të mushkërive, zemrës, përgjithësisht janë të kërcënuar nga COVID-19, por nuk ka përjashtime kategorike.

Si mund ta parandalojmë marrjen e COVID-19?
Distancimi shoqëror, mbajtja e higjenës rigoroze ne shtëpi, punë, mjete udhëtimi dhe sidomos përdorimi i maskave e dorezave .

E kam theksuar disa herë në muajin shkurt, kur COVID-19 nuk ishte prezent në Shqipëri se maskat janë të domozdshme , përkundër propagandës së autoriteve të cilat i quanin të nevojshme vetëm për personat e prekur.
Maskat, dorezat dhe nje dezinfektant duhet të jenë aseti i domozdoshëm sot sa herë që dalim nga shtëpitë, ndërsa është e domosdoshme që sa herë hymë në shtëpi të ndërrojmë veshjet, dhe tju kalojmë nje avull të nxehtë veshjeve që kishim jashtë nqs mundemi.

Me çfarë mjekohet COVID-19 ?
Akoma nuk ka asnje anti-virus të veçantë për COVID-19.
Të gjithë kërkuesit shkencorë janë në garë për të gjetur nje antiviral e sidomos një vaksinë për COVID-19.
Sot mjekohen shenjat, temperatura, kolla, infeksionet sekondare , në rastet e rënda shtrimi në spital.
Flitet se ka disi një sukses në betejën ndaj COVID-19 përdorimi i antiviralit Remdesivir si dhe kombinimi i një antimalariku me nje macrolid.
Jemi në shpresë për më shumë barna efeltivë ndaj COVID-19.

Sa do të zgjasë epidemia ?
Kjo është pyetja 1 milionë dollarëshe .
Shumë kërkues ne USA besojnë se pandemia e COVID-19 do të ‘qetësohet’ në mes të verës dhe mund te rikthehet në dimër , por deri atëherë do të jetë në dispozicion vaksina si dhe disa antiviralë !
Pa frikë miq, do tja dalim !

Referuar WHO
Ilir Allkja
Mjek në Urgjencën eQSU ‘Nënë Tereza’ Tiranë

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...