Konstitucionalisti Sokol Hazizaj në intervistën për gazetën “Telegraf” analizon vendimin e Gjykatës së Drejtësisë të BE drejtuar Polonisë që të pezullojë Dhomën e Disiplinës, dhe konstitucionalisti Hazizaj e krahason këtë me vetingun në Shqipëri, pasi është konstatuar se Dhoma e Disiplinës nuk garanton funsionimin e gjykimit dhe gjykatave. Zoti Hazizaj argumenton se edhe Vetingu në Shqipëri ka dështuar në misionin për të cilin u ngrit sepse nuk ka krijuar standarte të caktuara të vlerësimir ndaj 3 dimensioneve të vlerësimit. Nuk ka krijuar gjykim të paanshëm, të pavarur nga trysnia politike, duke analoguar se pushteti ekzekutiv e ka kapur Drejtësinë me këtë pseudoreformë, aq sa konstitucionalisti Hazizaj me ironi pohon se kjo reformë në drejtësi u bë për të sistemuar në krye të institucioneve të reja të Drejtësisë hartuesit e kësaj pseudoreforme. Zoti Hazizaj thotë se Gjykata e Stratburgut ka dhënë sinjale kundër Vetingut në Shqipëri, ndërkohë shpreh bindjen se edhe Bashkimi Europian do t’i rikthehet rishikimit të Reformës në Drejtësi, e detyruar nga integrimi i Shqipërisë, pasi nuk mund të pranojë që Shqipëria të ketë këtë standart drejtësie që instalohet sot nga kjo pseudoreformë, aq sa sot gjykimi është zëvendësuar me frikën dhe panikun për të dhënë një vendim të drejtë dhe të paanshëm.
Konstitucionalisti Sokol Hazizaj
Nga Jakup B. GJOÇA
– Zoti Hazizaj, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian i ka kërkuar Polonisë që të ndërpresë veprimtarinë e saj Dhoma e Disiplinës, e cila u zgjodh nga Parlamenti polak që të hetojë gjyqtarët, ( strukturë e ngjashme me Vetingun në Shqipëri) me arësyetimin se ky kontroll cenon pavarësinë e Gjyqtarëve. Pyeta është: A nuk është ky rast analog edhe me veprimtarinë e Vetingut në Shqipëri, ku ky komision është votuar nga Parlamenti, sikurse në Poloni?
– Për dhënien e përgjigjes me korrektes të pyetjes tuaj, vlen të theksoj disa momente themelore të cilat Gjykata e Luksemburgut ka konstatuar ndaj të ashtuquaturës reformë në drejtësi në Poloni. Konstatimet e saj lidhur me formatimin e organit disiplinor, ose Dhomës Disiplinore, krijuar në Parlamentin Polak përmbidhen në disa momente, që në mënyrë të shkurtuar lidhen me mënyrën se si funksionon drejtësia në Poloni pas krijimit të atij organi. Gjykata konstaton se Dhoma Disiplinore nuk garanton pavarësinë, paanshmërinë e funksionimit të gjykimit dhe gjykatave, sepse në thelb, vet Dhoma Disiplinore nuk është gjykatë, nuk wshtë e pavarur dhe padyshim është e paanshme pse jo dhe politike si krijes. Nisur nga ky shkak Gjykata e Luksemburgut urdhëron autoritetet polake të pezullojnë veprimtarinë e mëtejshme të Dhomës Disiplinore, në pritje të një vendimi për pasojë të gjykimit prej Gjykatës së Drejtësisë, vlerësimit të saj mbi ligjshmërinë e krijimit të organeve të disiplinimit të gjyqësorit në atë vend.
Esencialisht Gjykata e Drejtësisë ka konstatuar se vendimet e dhëna në procedurat disiplinore të sjella kundër gjyqtarëve të gjykatave, janë rishikuar më tej nga një organ, i cili edhe ai vetë nuk përmbush garancitë e natyrshme për realizimin e një mbrojtje efektive në gjykim, përfshirë dhe mungesën e garancisë juridike dhe pavarësinë në gjykim.
Pra thelbi i vendmarrjes së Gjykatës së Luksemburgut, ka të bëjë me elementët që mbajnë në këmbë sistemin e të drejtës, të cilat janë udhërëfyesi i Bashkimit Europian, sic janë pavarësia, paanësia e një vendimi gjyqësor dhe mbrojtja efektive.
Nuk mund të lë pa bërë me dije se nismëtari e reformës në drejtësi në Poloni është mazhoranca e krijuar në vitin 2005, ardhur në pushtet në vitin 2015, përfaqësues i konservatorizmit populist.
Panorama e sipërcituar ka të përbashkëta dhe ndryshimet e saj me situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, ku ndryshe nga rendi politik atje, ne përfaqësohemi nga një parlament çuditërisht funksional ndryshe nga çfarë parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Jemi ose endemi në mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe pamjaftueshmërisë së funksionimit të Gjykatës Lartë. Ndodhemi përpara funksionimi të ceduar tejskajshmërisht, në gjendje apatike drejt fundit të funksionimit të gjykatave të apelit dhe gjykatave të rretheve gjyqësore.
Ndodhemi në një vend, ku çuditërisht ligjvënësi në vështrimin politik për konfliktet e veta flet për drejtësinë dhe i drejtohet asaj kur ka interesa, ndërsa në të kundërt denigron dhe nuk zbaton asnjë vendimmarrje të saj. Jemi në një vend ku aktet ligjore prodhohen në mëngjes dhe ndyshojnë pa u ngrysur, ku të gjitha për nga forma e kanë humbur karakterin e plotfuqishmërisë tyre. Dhe në gjitha këtë rëmujë ligjbërje, ku nuk dihet se ku fillon ligji organik dhe ku mbaron akti normativ, ndonëse jashtë të gjitha parashikimeve kushtetuese të miratimit të tyre, vijon veprimtaria e organeve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndonëse organet ligjzbatuese lokale dhe qeveriswse thuajse nuk funksionojnë.
Në vlerësimin tim, sa i përket të drejtës, situata në të cilën ndodhemi është pak të pohosh se ka mbetur ndonjë e drejtë kushtetuese që nuk është cënuar në Shqipëri. Shkaku i këtij cenimi nuk është situata në të cilën ndodhemi. Sepse nuk flasim për të drejtën e lëvizjes së lirë, as për të drejtën për t’u arsimuar si në kushte normale, por esencialisht kanë të bëjnë me dhënien e të drejtës, drejtësisë nëpërmjet realizimit të një procesi të rregullt ligjor nga gjykatat. Troç, këto të fundit nuk ekzistojnë, jo se më parë kanë ekzistuar në masën më të madhe, por tani konstatohet se dhe cfarë ishte realizuar ndopak në të kaluarën nuk ekziston më. Qytetari shqiptar ndodhet në fundin e dhënies drejtësi, sepse ballafaqohet jo vetëm me arbitraritetin e gjykatës dhe të organit të akuzës, të cilat janë vendosur nën presion e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit Posaçëm të Apelimit, por dhe përpara presionit të shumë aktorëve në gjykim, të cilat fillojnë nga mungesa e pavarësisë së gjykatës, pamundësia e një hetimi serioz dhe me standart ligjor, pranisë dhe trysnisë së përfaqësuesve të projekteve të ndryshme ndërkombëtare në cilësinë gjajsme të “dëgjuesve”, zgjatjes sw procesit gjyqësor deri në pambarim në kohë dhe hapësirë. Gjithë kjo gamë problemesh, që të cilat përbënin emocionin e fillimit të reformës në drejtësi, janë kthyer përkundër qytetarit dhe përfaqësimit të tij.
Sot është luks të flasësh për nocione të tilla si pavarësia, bazushmëria ligjore, të drejtën, veprimtarinë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo Kolegjit të Posacëm të Apelimit në ndikimin politik ose jo, sepse sot haptazi ndryshe nga moskuptimet e fillimit të reformës, rrjedha e gjykimit nga KPK dhe KPA është e qartë, ngelesh gjyqtar ose prokuror kur kalon nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit dhe nuk ankimon vendimin Komisioneri Publik, e kundërta nuk ndodh. Pra si dhe në Poloni nuk ështwlë konstatuar ndonjë vendim ndryshe nga shkalla e dytë e vlerësimit të gjyqtarëve nga Dhoma Disiplinore, siç dhe nw vendimet qw janw shpallur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe lënë në fuqi visa vi nga Kolegji Posaçêm i Apelimit, megjithwse kjo mund të mos jetë për shkak të anëtarëve të tyre, se sa për shkak të ligjit Ligji nr.84/2016.
– Cili është mendimi juaj për veprimtarinë e Vetingut në Shqipëri?
– Ligji nr.84/2016 “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në përmbajtje dhe formë nuk ishte rruga më e mirë e gjendur për përmirësimin e klimës së drejtësisë që po lëngonte në vendin tonë. Kjo për disa arsye, midis të cilave, provuar dhe mbas katër vitesh nga aplikimi I ligjit. Ligji 84/2016 nuk solli rezultat në kohë të shkurtër për dhënien e drejtësisë, nuk solli përmirësim cilësor të kapaciteteve të drejtësisë, nuk solli përmirësim të llogjistikës së gjyqësorit dhe hetimit, nuk ka prurë ende cilësi të gjykimit dhe vendimit në favor të së drejtës njëriut, përkundrazi ka rënduar këtë të fundit. Reforma në drejtësi ka sjellë vetëm një “fitore”, ndoshta përkundër frymës me të cilën erdhi ajo, sistemoi anëtarët dhe këshilltarët e komisioneve të reformës në vendet e punës së organeve të reja, që erdhën për pasojë ndryshimeve ligjore.
Sa i përket procesit të vetimit, thjeshtazi duhet pranuar se është kthyer në një proces, i cili nuk përbën ndonjë proces interesant në vijim, sepse dihet, siç thashë dhe më sipër, për nga përmbajtja e vendimeve të KPK-s dhe KPA-s, dihen që në fillim të procesit të organizimit të pyetsorit prej tyre. Ende nuk kanë mundur të krijojnë një standart të caktuar vlerësimi ndaj tre dimensioneve të vlerësimit të subjekteve në rivlerësim, dhe padyshim nuk prezantojnë gjënë më të mirë të krijimit të një standarti gjykimi të paanshëm, të pavarur nga trysnia politike, sepse në fund të fundit esencialisht ashtu erdhi si proces.
– Atëherë, pse Bashkimi Europian e mbështet vetingun në Shqipëri. Ndërkohë Dhomën e Disiplinës në Poloni e refuzoi, derisa iu drejtua Gjykatës së Drejtësisë të BE për ta pezulluar?
– Nuk mendoj se duhen krahasuar të pakrahasueshmet, duke filluar që nga raporti që ka shteti me qytetarin deri në nivelin e popullsisë dhe dashurinë që kanë kombet për demokracinë. Këto I takojnë historisë, dhe duke qenë se nuk jam ekspert I saj më ngelet të pohojë se nuk do të jetë i largët momenti kur Bashkimi Europian do t’I kthehet edhe një herë tjetër përmirësimit të standartit të së drejtës në vendin tonë, për shkak të procesit të integrimit dhe shpresës tonë për t’u bërë pjesë e tyre. Por duhet thënë se Gjykata e të Drejtave në Strazburg nëpërmjet vendimeve të saj ka dhënë sinjale për ta sjellë gjyqësorin në drejtimin e duhur, ndonëse aktorët politik vendas nuk duan ta kuptojnë.
– Bashkimi Europian, madje kërkoi nga Maqedonia e Veriut para disa muajsh, që të ndërpriste Reformën në Drejtësi sipas modelit që po zbatohet këtu. Mos vallë vetë BE zbaton në Shqipëri dy standarte? Apo në Shqipëri bëjnë eksperimente?
– E vërteta është se qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e morri përsipër realizimin e reformës në drejtësi, për shkak të mungesës së kapaciteteve.
– A është pasojë e Vetingut, që Shqipëria është 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese, tashmë pa Gjykatë të Lartë dhe me mungesa të mëdha në shkallët e Gjykatave dhe prokurorisë?
– Rezultati I dreitanishëm të lë pa fjalë. Uroj që të mos jetë bërë e qëllimshme, që përpos situatës pandemike në të cilën ndodhemi, shtetasi shqiptar të vuajë dhe nga mungesa e funksionimit të gjyatave të sipërcituara. Nuk po I përmend si emra, se në këtë ambient të ndotur mbi të drejtën është e tepërt të përsëristësh mungesën e elementëve themelor shtetformues. Është ulëritëse. Kaq.
.- A është e kapur Drejtësia e reformuar, derisa drejtuesë edhe në institucionet e reja të krijuara nga Reforma në Drejtësi, sikurse KED është personi që ka 7 vjet anëtar i Gjykatës së Lartë me mandat të skaduar dhe kryetarët e institucioneve u përzgjodhën ata që hartuan reformën në drejtësi?
– Situata është më tepër se qesharake, e pabesueshme, jo kushtetuese, jo ligjore, jo europiane dhe më tej, Në vijim të kësaj gjendje të rënduar kushtetuese, e drejta ja ka lënë vendin arbitraritetit, e vërteta falsitetit, gjykimi është zëvendësuar me frikën dhe panikun për të dhënë një vendim të drejtë dhe të paanshëm.
– Shumë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët vetingu i përjashtoi nga Gjyqësori, i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut, pasi mendojnë se vendimi ndaj tyre është i pabazuar në ligj. Nëse këta fitojnë të drejtën, a duhet të ndërpritet veprimtaria e Vetingut?.
– Duhet pranuar se situate në drejtësi nuk ka qenë ajo çfarë pretendohet shpesh herë nga vet kasta e gjyqtarëve. Sepse jo rrallë herë gjyqtarë dhe prokurorë për shkak të padijenisë, formimit kulturor të dobët, në mënyrë jo ligjore, jo procedurale, jo të drejtë kanë funksionuar dhe vendosur jo në përputhje me ligjin dhe të drejtën, madje kanw kaluar çdo kufi ligjor dhe moral gjithashtu. Ndaj ritheksoj se ka një ndryshim të madh midis misionit që morri reforma në drejtësi, dhe cfarë po ndodh në realitet. Nuk mendoj se misioni i një reforme të ishte apo të jetë vetëm përmirësimi kapaciteteve, por thelbësore, e gjithpranuar deri sot, ishte përmirësimi i gjendjes së dhënies së drejtësisë, e cila duket shumë larg. Konstatimi i vendimeve jo korrekte, jo të drejta në raport me ligjin, do të ishte fomra më e mirë e përmirësit të drejtësisë.
– Ju falenderoj!