Pas vendimit për shkollat, eksperti i arsimit: Shahini legalizoi paditurinë, do të kalojnë të gjithë nxënësit.

E mërkurë, 29 Prill 2020 12:13

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti në një lidhje me skype me Fax News ka komentuar vendimet e bërë publike ditën e djeshme nga ministrja Besa Shahini duke thënë se deklaratat e kësaj të fundit janë kontradiktore.

Mehmeti tha se me vendimin e bërë publik dje, hkilet ligji dhe Kushtetuta si dhe konventat ndërkombëtare pasi do të kalohen të gjithë nxënësit dhe studentët.
Ministres së Arsimit që në fakt janë kontradiktore. Në legjislacionin shqiptar shkruhet periudha e kur nis dhe përfundon viti shkollor. Dje ajo legalizoi paditurinë duke thënë se do merren parasysh notat deri në mars, por edhe disa nota që do marrin tani e tutje, por që do të kalojnë të gjithë dhe nuk do të penalizohen.
Ajo tha se askush nuk do të penalizohet, të gjithë do të diplomohjen, ajo shkeli dje kushtetutën dhe ligjet shqiptare. I pamundësoi që të marrin dije duke shkelur nenin 57 të Kushtetutës dhe disa konvenbta ndërkombëtare për arsimimin. Ajo nuk ka asnjë plan se si do të realizohen këto javë që nuk janë pak. Sot jemi në fillim të javës së nëntë që kur janë mbyllur shkollat. Mësimi online është tërësisht i dështuar. Dëgjuam që përveç faktit të një keqtrajtimi të mësuesve gjatë kësaj kohe duke iu hequr edhe disa shtesa në rrogë do të punojnë edhe në verë”, tha Mehmeti.

Login to post comments