Besa bëri mirë që doli e foli dhe do të bëjë më mirë, që të mos flasë më

Premte, 01 May 2020 12:49

Nga Dr. Ndriçim Mehmeti
Në këto ditë pandemie ministrja e arsimit Shahini së bashku me kryeministrin kanë qenë dy figurat ikonë të mënyrës së qeverisjes nga facebook dhe po ashtu të cinizmit, arrogancën kërcënimit dhe në fund të situatës kaotike, me shpjegimet pa shpjegime që kanë dhënë për situatën. Besa në çdo dalje së saj me vido selfie në facebook, këmbëngulte se kishte disa skenarë për situatën “e krijuar nga koronavirusi i ri”, por priste çastin e duhur për ti nxjerrë në shesh për publikun si kinder surprize. Besa para pak ditësh, doli e foli, për arsimin parauniverzitar. Na tha gjëra që “nuk i dinim”, shifra të panjohura prej kohës së diktaturës, suksese imagjinare, që nuk i ka parë vetë Besa në ëndërr. Por gjithsesi duhet të pranojmë me gjithë fuqinë që kemi, se Besa bëri mirë që doli e foli, pikërisht tani.
Po përse bëri mirë që doli e foli Besa
Mes shumë gjërash të fëmijërisë sime, mbaj mend një fjalë të mençur të plakave të lagjes: “Budallallëkun e shtëpisë, mos e nxirr në pazar se bëhesh gazi i botës dhe të qeshin dynjaja brez pas brezi”. Në ndjekje të kësaj këshille, në rastin për të cilin po flasim, e kundërta na ka bërë nder të gjithëve. Është shumë mirë, që ne të marrim vesh me zë e figurë, mungesën vizionit, pasionit, dëshirës, paaftësinë, që një nga ministrat më të rëndësishëm të vendit ka për sektorin më jetik të shoqërisë arsimin. Është akoma më mirë të marrim vesh e të kuptojmë njëherë e mirë se kush na qeveris, si sillet ai/ajo dhe njerëzit që e rreshtojnë, kur kemi nevojë, çfarë na ofrojnë për të ardhmen e fëmijëve tanë, si dinë të menaxhojnë një fushë të caktuar të jetës sonë. Prandaj Besa bëri mirë që doli e foli dhe na tha gjëra që një drejtor i shkollës më të humbur të vendit, do ta kishte shumë të vështirë të jepte një deklaratë, apo më saktë do t’i vinte turp nga vetja dhe nga ata që do ta dëgjonin. Nuk gjen ndonjë rast të ngjashëm, përfshi edhe ndonjë ministër të Mobuto Sesekos apo Mugabes, të dali e të flas plot triumfalizëm se kishte gjetur çelësin magjik të mbarëvajtjes dhe shpëtimit të vitit shkollor dhe atij akademik. Dhe kush ishte zgjidhja origjinale e Besës? Përfundimisht nxënësit nuk do të ktheheshin më në shkollë, mësuesit do të vijonin ti pyesnin e ti vlerësonin, duke i mbajtur me temena që t’u rrisnin notat por jo t’i penalizonin. Na shpjegoi se një kompani e telefonisë celulare që ka rrjepur e rrjep çdo ditë shqiptarët, paska vënë dorën në zemër e ka shpërndarë telefon smart për nxënësit, telefonin që vetë Besa e ndaloi me urdhër të veçantë në shtator 2019. Madje Besa na bëri të njohur një të dhënë shumë interesante që do ta kishin zili shumë vende në botë: 1.2 milion minuta mësim në televizion. Çdo mësues i cili është në nivelin e paraardhëses së Besës, do të bënte një llogaritje të thjeshtë matematikore: 1.200.000:34000 mësues= 35 minuta. Pra më pak së një orë 45 minutëshe dhe akoma më pak se ora 90 minutëshe e vendosur nga vetë Besa. Po ashtu Besa na bëri me dije se, nxënësit që mbarojnë shkollën 9-vjeçare do të marrin notat e 3 viteve dhe lajmi më i madh dhe më i rëndësishëm është se nxënësit e klasës së pestë nuk do të bëjnë provim. Madje Besa i qetësoi prindërit, se “nëse dëshirojnë fëmijët mund të përsërisin klasën, pa kurrfarë penaliteti”, a thua se po jua bën dhuratë ministrja dhe jo se është një e drejtë e tyre, e njohur në aktet normative të arsimit parauniversitar. Në kujtesë të Besës dhe atyre që e rrethojnë po sjellim Nenin 15 të Dispozitave Normative të Arsimit Parauniversitar, pika 16 i cili thotë: “Kur prindërit dëshirojnë përsëritjen e klasës për fëmijën e tyre, i paraqesin drejtorit të shkollës kërkesën me shkrim. Kërkesa i bashkëngjitet amzës dhe ruhet në arkivin e shkollës derisa nxënësi ndjek atë shkollë.”

 

Ndërsa për universitet, Besa na kumtoi asgjë më shumë se një rrëmujë që do të shoqëroj, gjithë procesin në vijim të mësimit, përzier me padituri, paqartësi dhe pasaktësi të mëdha në ato që tha. Ndër fjalët që na tha, më e çuditshmja është se viti akademik 2020-2021, do të filloj në nëntor dhe pa ditur arsyen përse do të ndodhi kjo shtyrje. Ndërkaq që Besa mbajti të fshehur faktin se në kulmin e pandemisë në fund të marsit, ka firmosur urdhrin për mbajtjen e zgjedhjeve në Institucionet e Arsimit të Lartë!?

Besa do të bëjë më mirë të mos flasë, ndërsa prindërit, mësuesit dhe gjithë shoqëria të reagojnë

Përtej çdo dyshimi udhëheqësia e Besës në sektorin e arsimit, padyshim që ka qenë më e dobëta e çdo ministri të Republikës së Shqipërisë, prej vitit 1912 e deri më tani. E sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo duket se tenxherja ka gjetur kapakun. Kurrë ndonjëherë Ministria e Arsimit nuk ka pasur nivel të dobët e mediokër, të njerëzve që merren me politikbërje e që kanë detyrimin të sjellin zhvillim e ndryshim në fushën e arsimit. Dikush me një video nga makina del e na thotë haberet e akshamit që ka marrë nga zyra e ministres, e na qetësonte se do të kthehemi në shkolla, e dikush tjetër me skype nga zyra, që vrapon të përmirësojë shifrat e ministres për mësimin onllajne, janë tregues i nivelit më të ulët të menaxhimit të dhe profesionalizmit që duhet të ketë një nëpunës i lartë i shtetit në një sektor kaq jetik për vendin tonë. Por sigurisht që ata nuk e vrasin mendjen për këtë, pasi ja dinë për nder partisë vendin që kanë dhe jo aftësive të tyre mediokre, të cilat në një kohë tjetër nuk do të kishin merituar të ishin as mësues. Më e mira do të ishte që shtatori a më e shumta tetori ministren e arsimit, ta gjente në Kosovë a diku tjetër, por Besa nuk “është nga ato lule”, siç thotë populli. Besa doli e foli po më shumë u ngatërrua me këmbët e saj se sqaroi publikun që pret me ankth se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e fëmijëve të tyre. Tani Besa bën mirë të rri e të mos dalë, e të nxjerr më shpesh në televizion vartësit e saj që janë të të njëjtin nivel me të, me qëllimin që të shuaj sadopak impaktin negativ që ajo ka ngjallur për kaq pak kohë si ministre arsimi. Ndoshta në shtator, ajo do të ikë pa shumë bujë e zhurmë, nga ndonjë vendim surprizë i komandantit. Paskëtaj, Besa do të shkoj të vijoj punën e saj tashmë me një CV të pasur ish-zëvendësministre dhe ish-ministre e arsimit në një vend që bujarisht i dha shumë e nuk mori asgjë prej saj. Mirë do të ishte që me atë çfarë ka treguar deri më sot, të hapi OJF-të me një projekt mjaft interesant: “Si të shkatërrojmë arsimin në një vend, përmes udhëheqësisë së papërgjegjshme dhe hajne”. Nuk e di nëse do të gjej fonde për këtë projekt, por bashkëpunëtorë ka sa të duash. Mjafton të hedh një sy rreth e rrotull saj dhe ka mundësinë të zgjedh mes shumë prej kandidatëve që i plotësojnë të gjitha kriteret për të qenë pjesë e këtij projekti. Ndërkohë mësues, prindër, nxënës, pedagog, studentë, gjithkush që do arsimin më shumë se Besën, veten e tyre dhe fëmijët e tyre, Shqipërinë më shumë se partinë, duhet të çohen e të ndalin këtë rrënim pa kthim në arsim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...