Maks Velo,njeriu i qëndresës anti-komuniste.

E Enjte, 07 May 2020 18:26

Sot u shua Maks Velo, jo vetem nje artist. Pasioni dhe dashuria per arkitekturen, vizioni qe ai kishte per te ,i bukur dhe avangard ,nuk ishte e vetmja vlere e Maks Velos. Sot u shua artisti , por mbi te gjitha nje uragan, nje njeri simbol i cili kurre nuk u pajtua me shemtite e koherave ku jetoi. E donte dhe e adhuronte me pasion te vrullshem te bukuren, po kaq te vrullshme e kishte urrejtjen dhe dhimbjen.
Mospajtimi me shemtite e kohes i buronte jo vetem nga natura e tij ekspresive, inteligjenca dhe dashuria per gjithcka qe kishte te bente me te bukuren , me te perparuaren dhe gjithmone dukej edhe kur ecte , qe do te arrinte me patjeter te ardhmen, duhej te shkonte pertej kohes ku ishte. Gjîthcka i vinte edhe nga origjina e vendit ku kishte lindur, Parisit dhe maksi e kishte brenda vetes Perendimin, vlerat e tij , dhe gjithcka qe ai perfaqesonte.
Por Maksi per Shqiperine dhe shqiptaret ishte me shume se kaq. Ishte simbol i nje qendrese anti-komuniste genetike , dhe shemtia e dhuna e asaj kohe te mbrapsht nuk e theu dot. As uraganin Velo nuk e ndali dot dhe kjo u duk mire ne jeten e tij pas burgut ku veprat qe la kishin fizionomine e tij ne cdo rresht , ne cdo skice.
Sot i jepet lamtumira nje njeriu te jashtezakonshem , qe koherat i jetoi me shpejtesine e trrurit te nje njeriu qe nuk e duronte kurre regjimin qe shtypte dhe madhesine e zemres se nje artisti.

Si shkrimtar e si publicist Maks Velo ka bashkepunuar me gazeten "55", duke botuar dhjetra artikuj, qe ne hapat e saj te para, 23 vjet me pare. Ndersa Shtepia botuese "55" ka pasur nderin e fatin te botoje 5 libra te Maks Velos :
"Nene Tereza"(album me piktura)

"Viktori Puzanova", nje mongrafi per artisten e studjuesen e bizanit
"Ese per Diktaturen", refleksione mbi te kaluren komuniste dhe "Njeriun e Ri",

si dhe dy romanet: "Hetimi" dhe "Spaci", nje gershetim i letersise me memuaristiken, kujtimet per kohen e keqe te burgut.

Eshte e veshtire sot t'i themi lamtumire nje miku te redaksise , nje prej autoreve me te mire ne shtepine botuese.
Lamtumire Maks Velo!

6b06014fbcded3b4f0475338b371c972_XL.jpg

Modifikuar më E Enjte, 07 May 2020 22:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...