Rinoceronti që po prish Teatrin tonë Kombëtar

Premte, 15 May 2020 16:04

Nga Mal Berisha
Në vitin 1959 shkrimtari Franko – Rumun, Eugen Jonesku, shkruajti veprën dramatike absurde ‘RINOCERONTI’. Kjo vepër bazohet në një legjendë që lidhet me këtë egërsirë e cila thuhet se ka një aftësi të habitshme: Po e preku njeriun me noçkë ai e shndrron atë në Rinoceront! Ja ngjarja:

‘Në një qytet të vogël të Francës, një Rinoceront zbret nga pylli dhe fillon t’i prekë njerëzit me noçkën e tij të madhe. Njeriu i parë që ai prek kthehet në Rinoceront. Tani qyteti ka dy Rinocerontë. Por edhe ky i dyti fiton aftësinë që të kthejë në Rinocerontë këdo që ai prek me noçkën e tij. Kështu TË DY RINICERONTËT prekin edhe nga një njeri tjetër dhe i bëjnë katër si vetveten. Kështu numri i Rinocerontëve fillon e shumohet në progresion gjeometrik dhe për rrjedhojë një pjesë e qytetit transfomohet nga një qytet njerëzish të qetë, që mundohen ta bëjnë jetën e tyre me përpjekje të ndershme, në një tufë kafshësh të rrezikshme, të cilat sulmojnë t’i shndrrojnë njerëzit e rajoneve të tjera me metoda të dhunshme dhe t’i bëjnë si vetveten.

Një pjesë e qytetarëve të atij qyteti i shmagen atij, ikin, fshihen me çdo mënyrë dhe nuk pranojnë të kthehen në këtë lloj qenje të rrezikshme.’

 

Kjo vepër që i takon Teatrit Absurd ka patur një jehonë shumë të madhe në botën kritike të artit dramatik të kohës, për metaforën e vet.

Kur e pyetën Joneskun nëse kur e shkroi atë vepër ai kishte patur në mëndje Nazizmin që u përhap me aq shpejtësi nëpër Europë, ai u përgjigj me një fjalë: ‘NDOSHTA!’

Por edhe kur e pyetën nëse kur e shkroi atë vepër kishte patur parasysh Komunizmin që u përhap po ashtu po me aq shpejtësi nëpër Europë, ai dha të njejtën përgjigje: ‘NDOSHTA!’

Mbas afro gjashtë dekadash që kur u vu kjo dramë absurde në skenë dhe tre dekada pas ardhjes së demokracisë, drama ‘Rinoceronti’ luhet në mesin tonë me pamjen më të shëmtuar: Prishjen e Teatrit tonë Kombëtar.

Për paralele, imagjinoni pyllin e qytezës franceze nga del Rinoceronti i Joneskut të jetë ajo rrethina që para tridhjetë vjetësh ruhej me Gardën e Shtetit në mes të kryeqytetit tonë. Aty njerëzit e udhëheqjes xhelozonin me njëri tjetrin, tradhëtonin, thereshin, duheshin, prostituonin, vriteshin, vetvriteshin, komplotonin, intrigonin, spiunoheshin, burgoseshin, shanin njëri tjetrin, luftonin kundër njëri-tjetrit, duheshin prapë, urreheshin dhe eleminonin njëri tjetrin.

Jashtë asaj rrethine njerëzit poshtëroheshin, varfëroheshin, internoheshin, burgoseshin, ekzekutoheshin, shpronësoheshin e vriteshin në kufi.

Në një moment ndryshimi dhe rënje të asaj rrethine, kur pritej të çelte sado pak një stinë e re, fap doli që andej Rinoceronti. Ai ishte i mësuar me tëra veset e asaj rrethine të molepsur me krimin, degjenerimin, dhe pashpirtësinë.

Në fillim ai, për të mashtruar dhe krijuar përshtypjen se ishte kundër rrethinës prej nga po dilte, deklaroi se tërë Rinocerontët e rrethinës që po lente pas duheshin vrarë, pushkatuar, ekzekutuar madje edhe ai që e kishte pjellë vetë atë. Kishte edhe prej atyre që e besuan.

Kështu Rinoceronti kaloi rrethinën dhe filloi të mendonte se si të merrte ndërtesën ku kishin punuar, jetuar dhe persekutuar njerëzit e rrethinës prej nga dilte edhe ai vetë. Kështu ai filloi të godiste me noçkë njëri pas tjetrit këdo që nuk i bindej dhe i mblodhi Rinocerontët e rrethinës si dhe ata të shndrruarit në atë lloj kafshe të cilët me gëzim të madh thirrën:

‘Rroftë Rinoceronti, shpëtimtari ynë i Madh!’ Një ditë një Rinoceronte femër i ofroi atij edhe një përkrenare heroi me një kokë dhie përsipër.’

Ata e zgjodhën atë në krye të tyre, u kthyen në kafshë njësoj si ai dhe me klithmat dhe ulurimat e tyre karakteristike iu turrën institucioneve të shtetit, dogjën e shkatërruan, prishën çdo gjë të traditës ndërtimore, bënë atë që nuk bëhej, të tëra me Krye Rinocerontin e tyre në ballë të punëve të mbrapshta

Tani Rinoceronti ka në dorë çdo gjë. Ai ka ushtrinë e tij të Rinocerontëve si ai vetë, deputetë, pseudodeputetë, kriminelë, hajdutë, kryetar bashkishë, aktivistë të rrethinës së tij, pornografë të televizionit shtetëror, të cilët me noçkat e tyre Rinoceront-ojnë çdo njeri që iu del përpara. Por nuk mjaftuan me kaq. Rinoceronti iu turr edhe atyre që një herë e një kohë kishin qëndruar shumë larg nga ai, njerëz të punës, që me mundime patën ndërtuar biznese, punësuar njerëz dhe zhvilluar vendin. Ai iu preku pronën dhe dinjitetin siç kishin bërë ata të rrethinës së tij për dyzet e gjashtë vjet. Tani njerëzit kanë vetëm dy zgjedhje:

Ose të shkatërrohen, të shuhen, të mos veprojnë më, të mbyllin dyert e bizneseve dhe të arratisen ose të bëhen Rinocerontë. Një pjesë prej nesh ka zgjedhur të mos bëhet pjesë e bashkësisë së Rinocerontëve. Por është një pjesë që u dorëzua, u prek nga noçka dhe u kthye në Rinoceront. Kështu vendi është mbushur me Rinocerontë aq sa edhe një pjesë e mbetur bosh në Parlament tani është plot me ta.

Tani Rinocerontët gjëndet kudo në kryeqytet dhe në çdo qytet, qytezë dhe fshat të vendit tonë të mjerë. Krye - Rinoceronti me ushtrinë e tij prishën gjykatat, shkatërruan institucionet, mbollën krimin, mbushën vendin me drogë dhe nuk lënë të dëgjohet asnjë zë që është kundër tij.

Më në fund, Rinocerontët vendosën të prishin edhe Teatrin Kombëtar për të plotësuar deri në fund absurditetin e tyre.

Teatri absurd i Eugen Joneskut po shfaqet sot me tërë Rinocerontët me dëshirën e tyre për të shembur Teatrin Kombëtar.

A po jetojmë absurdin e Eugen Joneskut!?

A do i rezistojmë RINOCERONTËVE?

Unë them: PO

Së pari le të mbrojmë Teatrin!

Pas mbrojtes së tij, vijnë me radhë të tjerat!

As nazizmi as komunizmi i Eugen Joneskut nuk i mposhtën popujt! As Rinocerontët e Sotëm nuk do e bëjnë dot këtë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...