Përdhunimi i nxënëses dhe 'përdhunimi' i mësuesit

E Enjte, 04 June 2020 11:57

 

Nga Luçiano Boçi.

Ngjarja shokuese e përdhunimit të një nxënëse 15-vjeçare nga roja i shkollës dhe bashkëmoshatarë të saj, ka tronditur mbarë opinionin. Rasti ndjek ngjarjet e tjera të Kavajës, të Fierit, të Tiranës dhe rënia e edukimit e dështimi i insitucioneve është ulëritës.

Dhuna, përdhunimi, janë bërë tashmë një refren i arsimit tonë. Dhe akoma më ulëritëse janë bërë deklaratat e zinxhirit përgjegjës pushtetar për ngjarjen.

Rama flet me gjestet banale për mbrojtjen e së pambrojtshmes, duke marrë në mbrojtje dhunues me uniformë e pa uniformë dhe akoma më shumë me heshtjen e tij për rastin konkret. Madje as i intereson fare.

Ministrja e tij profane, bën analiza fluturake socio-filozofike, duke shmangur përgjegjësinë direkte të saj. Jo që është ajo që bashkë me paraardhësen e bashkë me Ramën, të cilët kanë degraduar deri në qelizë edukimin e arsimin, kanë zhbjerrë vlerat, kanë instaluar të keqen e të shëmtuarën në shkollat tona, kanë rrëzuar përmbys mësuesin e kanë përdhosur misionin e tij.

Shërbimi psiko-social është inekzistent, ndërsa insitucionet komunitare që merren me edukimin në bashkëpunim me prindërit në shkollë, nuk funksionojnë. Siguri nuk ka, sikurse nuk ka rregull e disiplinë qytetare.

E nuk mbaron këtu “përdhunimi” i arsimit!

Këto ditë duhet të dëgjosh e të durosh dhe shpikjet e deputeteve socialiste që përpiqen ta vërtisin fajin diku larg tyre, larg politikave të dështuara të Rilindjes e përgjegjësive të qeverisë për shkatërrimin e sistemit arsimor.
Për Vasilikën, fajin e kishte “policia komunitare” që nuk lexon parrullat dhe ndoshta tek e fundit nuk di as të lexojë, se mbushja me dallkaukë e institucioneve bëhet me urdhër politik të saj dhe qeveritarëve “modernë”. Ndërsa për Mimin, fajin e kishin plotësisht mësueset. Pra këta mësuesit e dhunuar sistematikisht nga kjo qeverisje.

Ish-Ministrja e Mbrojtjes me siguri i ngatërroi me ushtaraket.

Mësuesi ka faj tha Mimi, se lyhet, zhgërryhet, rregullon flokët e kuron paraqitjen, sepse nuk e ka mendjen tek ditari dhe nxënësi. Për Mimin, mësueset duhet të ishin me muskuj, beqare të lashta, të veshura keq, sa më të egra, të shëmtuara e të zbatonin vijën përdhunuese të partisë, përndryshe ishin kot. Madje Mimi, në nostalgji e sipër për kohët “e arta” të diktaturës, na sqaroi se para 50 vitesh kërciste telefoni nëse mungoje, a thua ti se kishin njerëzit telefona atëhere. Ndoshta e di që kishte celularë nga këto “smart” me të cilët ofrohet mësimi online i Shahinit.

Një përdhunim e linçim të tillë për figurën e mësuesit, nuk e kisha dëgjuar. Një urrejtje të tillë, për “ata” që rrezikojnë kështu pushtetin e Ramës dhe Mimit nuk e kisha parë kaq bruto.

Mësuesi sot ka qindra probleme, por ai nuk mund të akuzohet e të abuzohet për detyrat që sot i kanë ligjvënësit, ligjzbatuesit, drejtuesit e institucioneve shkollore e zinxhirit drejtues. Mësuesi nuk është “bedeli”, që sa herë zbulohet e keqja qeverisëse, të goditet e të përdhunohet sistematikisht e publikisht. Nuk është as varka, ku mund të shpëtojë karrigen e pushtetit Rama, Shahini & co.

Përdhunuesit duhet të dënohen ligjërisht dhe me votë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...