Reforma Zgjedhore, zero! U kthye prapë te dosja nr.313
Edi Rama me ato që tha sot në Kuvend dhe te Fevziu ua zhvlerësoi krejt punën dhe mundimin e ambasadorëve, të cilët qëndruan dy ditë kyçur sikur ti kishte rrethuar korona. E megjithatë ata, ambasadorët, të sinqertë si përherë, thanë se “Rama lëshoi shumë nga vetja e tij”.
Por këtë të enjte, te Fevziu, kryeministri rrëzoi krejt Reformën. Teknologjia e kërkuar nga opozita nuk futet dot, tha Rama se do kohë etj etj. Pra zor se e shikon dritën dhe ditën!
Po kështu votë emigrantësh nuk pranon, ndonëse u ka premtuar atyre se këto zgjedhje ata do japin votën e tyre për Shqipërinë. Sistemin zgjedhor nuk e ndryshoi, lista të hapura nuk lejoi, policinë e ka prapë të veten për fushatë. Komisionerët e numërimit do ti bëjë me ligj se do jenë të “pavarur” nga administrata shtetrore e Rilindjes.
Pra populli voton dhe Rilindja numëron!- parulla e tij.
Por opozita dhe populli e ka vendosur se këto zgjedhje do shkojë për të votuar ndryshimin e ku do të jenë, të gjithë, me hunjë e gurë në krahë e votë në dorë.
Gurët dhe hunjtë, natyrisht, janë për bandat e Rilindjes ditën e zgjedhjeve.