Ti Shahine qe s'di kendim,je ministre per arsim

Premte, 12 June 2020 16:09

Maturanët kanë dalë në një protestë sot përpara Ministrisë së Arsimit, me pankarta dhe thirrje të fuqishme, ku denoncojnë tezat e provimit të fundit shtetëror që dhanë dhe që do të jenë bazë për studimet e tyre në universitete.
Ata sapo kanë dhënë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që sipas tyre ishte katastrofë. “Të jepet një lloj rivlerësimi tjetër, - tha njeri prej gjimnazistëve protestues. - Duam edhe të dimë si është formuluar teza, sepse ishte absurd, pa lidhje.”
Një tjetër gjimnazist ka treguar problemin më thellë: “ Gënjeshtra. Tezë katastrofike. Asnjë pyetje nga modeli. Librat që na u dhanë për t'u lexuar nuk ishin përfshirë në test. Pyetje që nuk duhet të binin sepse kishin lidhje me mësimin online (kështu na u tha, por që nuk e mbajtët fjalën); pyetje me aksion. Tragjikomedi e vërtetë, provimi i Gjuhë Letërsisë”.

Kjo proteste eshte nje zhvillim i natyrshem kunder mediokritetit qe ka mbizoteruar ne ministrine e arsimit ku ne vend te sundonte dija , profesionalizmi eshte nje ministri e kthyer ne fole te mediokritetit dhe mungeses reale te njerezve qe mund te perfaqesonin me dinjitetet arsmin shqiptar.
Kjo ministre e arsimit qe frustron qe me komunikimin e saj, dhe kjo jo per shkak te dialektit kosovar ,se ajo eshte gjuha jone dhe ata jane vellezerit tane, por per faktin qe kjo eshte njeri qe ska lidhje me kete post e kete profesion.
Por mbi te gjjtha ne vend te nisej te merrej me problemet reale te arsimit i thelloi ato. Simboli i thenies "debilitas inkurabiles est "ka qene sekretati i pergjithshem.Ju kujtohet Plarent Ndreca,qe pasi shkelqeu te arsimi e kane cuar te vjedhe tenderat e uniformave te ministria e brendshme?
Kjo ministre jo vetem qe nuk sheroi plaget qe gjeti por i thelloi ato. Konkretisht asgje per studentet, kerkesat e tyre, asgje per ligjin e arsimit larte, vetem mashtrime pafund, vetem nese do fusi sukses statuset ne facebook gjate kohes se karantines.Edhe sot maturantet jane ngritur jo vetem per shitjen e tezave por edhe per nivelin shume te ulet te tezave sidomos ai i gjuhe- letersise. Ketu eshte katandisur arsimi shqiptar , prandaj shkon thenia e Nolit " Ti Shahine qe s'di kendim, je ministre per arsim".

Modifikuar më Diel, 14 June 2020 11:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...