Fotografia nga takimi Rama – Kurti që po komentohet shumë

Tuesday, 30 June 2020 16:47

Gati një orë ka zgjatur dje takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit në selinë e LVV’së, në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Rama në saje të vizitës në Kosovë, është takuar edhe me Kurtin, mirëpo që asnjëri nga të dy nuk kanë folur para mediave pas takimit që patën.

Partia që udhëhiqet nga Albin Kurti, deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk kanë njoftuar si zakonisht përmes Facebook’ut apo komunikatës për takimin me Edi Ramën.

Megjithatë, kryeministri Rama ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook sekuenca të shkurta nga takimi me Kurtin në Vetëvendosje.

Në rrjete sociale tashmë janë shpërndarë fotografi në të cilat reflektohet disponimi brenda takimit Kurti – Rama.

Në njërën të dy shihem me fytyra të ngrysura, por ne një foto tjetër megjithatë duket se takimi është zhvilluar në atmosferë normale.

Për të njejat ka shkruar edhe ish’kryeministri shqiptar, Sali Berisha, që duke publikuar fotografinë e Ramës në Vetëvendosje ka shkruar “Kur shkon pa ftuar e gjen pa shtuar”.

Pamjen nga takimi e ka komentuar edhe ish’ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Yll Manjani.

“Uaaaaa. Fiks si drejtor shkolle, që sapo ka marrë emërimin nga partia dhe po vë rregulla. Tuj u rrit e t’u u çoroditë – thonë në Shkodër”, ka shkruar ai.

Kurti kishte vizituar Shqipërinë menjëherë pas emërimit kryeministër i Kosovës, megjithatë, i njëjti ka një kohë që ka marrëdhënie të acaruara me Ramën.

Fillimisht, të dy ishin përplasur për çështjen e kufijve, derisa, Kurti i ka reaguar kryeministrit shqiptar edhe pas rrëzimit të Teatrit.

Rama po ashtu e kishte refuzuar edhe një ide të Kurtit sa ishte Kryeministër për takim të krerëve të Kosovës e Shqipërisë duke mos i kthyer përgjigje fare./GazetaExpress/

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...