Ish-presidenti Nishani:Rama në Kosovë me mision qesharak, një përçarës klasik i shqiptarëve

E mërkurë, 01 July 2020 13:21

Nga Bujar Nishani –
Turravrapi folklorik i Edi Ramës në Kosovë për të përfituar nga paditë ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit e për të pastruar veten nga aktet e tij antishqiptare është i kotë e i pamjaftueshëm.

Vizita e një kryeministri shqiptar në rajon është gjithmonë një moment i rëndësishëm për të mësuar objektivat, strategjitë dhe risitë e një impulsi të ri drejt projekteve shpresëdhënëse.

Për më tepër vizita e Kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë është një akt i pritshmërive të larta politike përtej rajonale dhe gur kilometrik i një investimi shumëdimensional, zhveshur nga folklori, por e qartë për të kuptuar rolin dypalësh Shqipëri-Kosovë në 50 vitet e ardhshme.

A dha ndonjë ndjeshmëri të tillë vizita e KM të Shqipërisë në Kosovë këto ditë ?

Absolutisht Jo !

Qartazi që kjo vizitë nuk kishte të bënte me asnjë fije të këtyre dimensioneve.

Kjo për shumë arsye.

Së pari e mbi të gjitha sepse KM aktual i Shqipërisë nuk ka as aftësinë për të realizuar një dimension të atillë dhe as ka objektiva që të orientojnë intensionin e tij në ato dimensione.

Qeveria e sotme shqiptare rezulton të jetë qeveria më e diskretituar dhe e përbuzur në Kosovë në këto 30 vitet e fundit.

Edi Rama është kryeministri i vetëm i Shqipërisë në këto 30 vite që ka shkelur çdo kod, protokoll, normë politike, institucionale e njerëzore ndaj përfaqësuesve të shtetit të Kosovës.

Eshtë i vetmi që ka stigmatizuar e e injoruar Presidentin historik Ibrahim Rugova.

Eshtë i vetmi që ka fyer e paditur gjyqësisht një Kryeministër të Kosovës si Ramush Haradinaj.

Eshtë i vetmi që ka shantazhuar e përbuzur Kryetarin e LDK, Isa Mustafën.

Eshtë i vetmi që ka refuzuar takimin me Kryeministrin e Kosovës si Albin Kurti.

Ky nuk ka lënë lider politik e shtetëror pa fyer, denigruar, tallur e përbuzur në Kosovë.

Vizita teatër e KM të Shqipërisë në Kosovë nuk kishte asnjë pritshmëri për sa mund të ketë një format i tillë.

Çfarë mund të mësojë apo reflektojë Kosova nga Shqipëria ?

Konsensusin dhe kulturën demokratike ?

Se si mbahen zgjedhjet e lira dhe pluraliste?

Zhvillimin ekonomik dhe luftimin e korrupsionit?

Ndërtimin e institucioneve të forta, të pavarura dhe profesionale ?

Sistemin shëndetësor ?

Sistemin arsimor ?

Mbrojtjen e interesit kombëtar ?

Në të gjitha këto qeverisja e rilindsve në Shqipëri është vite pas Kosovës !

Spekulantët e propagandës së tij të varfër (në vizion, jo para) po tentojnë e do të tentojnë ta profilizojnë angazhimin e Edi Ramës si “misioni” për unitetin e politikës në Kosovë.
Qesharake !

Uniteti i klasës politike në Kosovë së pari e mbi të gjitha është tronditur fort për shkak të platformave politike në raport me Serbinë dhe interesave serbe me Kosovën dhe në rajon.

Debati midis ; një pjese për ndryshimin e kufijve të vendosur pas luftës në Kosovë dhe amistimin e krimeve genocidiale të Milosheviçit mbi shqiptaret dhe një pjese tjetër për moscënimin e kufijve të shpallur me pavarësine e Kosovës dhe bërjen e drejtësisë mbi krimet duke nisur me gjetjen e të zhdukurve.
KM i Shqipërisë është pozicionuar fort dhe qartë në grupin e platformës së ndryshimit të kufijve (ka denoncime të forta që ai është iniciatori i injektimit të idesë së këtillë në anën shqiptare).

Për pasojë si mundet ta ndihmojë ky person unitetin dhe konsensusin në Kosovë kur ky është pikërisht njëri prej autorëve kryesorë të minimit të unitetit dhe konsensusit atje.
E nisi këtë sapo u ngjit në zyrën e Kryeministrit.

Platforma e paternalizmit mbi klasën politike, devijimin e aksit të kauzës shqiptaro-serbe, prej asaj Kosovë-Serbi në Shqipëri-Serbi duke tentuar kështu zhbërjen e konceptit të shtetit për Kosovën.

Ngritjen dhe kurimin e imazhit të Presidentit të Serbisë, Vuçiç si gjoja lider rajonal progresist me alternativë plotësues vetë atë, Edi Ramën, duke i mbuluar me zhguallin shqiptar lëkurën ruse të Serbisë.

Investimi për të rikthyer modelin, kulturën, konjukturat, dominimet e ish Jugosllavisë si një shantazh qesharak ndaj Bashkimit Evropian, paçka se sakrifikohej identiteti i Kosovës brenda atij projekti pansllav.

Pra, tashmë kartat jo vetëm që janë hapur por kanë rënë përtokë të gjitha.

Natyrisht që nuk janë djegur por në tokë kanë rënë e ku mund ti shohë gjithkush.

Këto karta kanë bërë që ky KM dhe kjo qeveri e sotme e Shqipërisë të jenë KM dhe qeveria shqiptare më e diskredituar dhe më e përbuzura në Kosovë në këto 30 vitet e fundit.

Tentativa qesharake që lejoi vetes ky KM duke e barazuar një Gjykatë Euro-Amerikane me rregjimin e Maos në Kinë tregoi koshiencën e thellë të tij.

Nuk ka shërbim më antishqiptar në favor të shqiptarofobëve që i përdorin këto deklarata të papërgjegjëshme për ta mveshur imazhin e kombit shqiptar si anti- perëndimor.
Helmi prej nëpërke që lëshoi në Prishtinë duke trampoluar akuzat ndaj Z. Thaçi dhe ndaj z. Veseli me shfrim inatesh apo gëzim të disa shqiptarëve të tjerë është i denjë vetëm për një përçarës klasik dhe genital të shqiptarëve, siç është KM aktual i Shqopërisë.

Edi Rama i ngatërron shqiptarët e Kosovës me sojin e oborrit të Bllokut Hoxhist nga e ka prejardhjen dhe formimin e tij moral.

Në atë oborr, shqiptari shqyente shqiptarin, me intriga, shpifje e deri burgosje të njëri-tjetrit për eleminime politike apo për fshehje të perversiteteve që kishin mes tyre.
Ndaj këto vizita teatrale dhe jo pune, vizita të shoqëruara me shkrime të porositura në Serbi me “akuza” për nacionalizmin e Edi Ramës, nuk injektojnë dot më turbullime në mendjet dhe koshiencën e shqiptarëve, as në Kosovë e askund ku ata janë sot më të mençur se kurrë më parë.

KM dhe rilindsit rajonal duhet ta kuptojnë se sot arma më e fortë e shqiptarëve nuk është “nacionalizmi folklorik” por mençuria patriotike !

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...