Shqipëria do t'ia dalë!Urime, kancelares Merkel në kryesimin e BE

E Enjte, 02 July 2020 15:59

Nga Lulzim Basha - 02/07/2020

Marrja e kryesimit të Presidencës së BE nga Gjermania është një lajm i mirë për Shqipërinë.

Dielli duket që kur lind, ndaj gjermanët kanë vendosur që në fillim të agjendës së tyre në krye të BE, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Nuk duhet humbur më kohë për të përmbushur 15 kriteret, drejtimi për të dalë nga kriza ku është futur Shqiperia është pikërisht aty.

Reforma Zgjedhore dhe zbatimi i saj përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndëshkimi i personave të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe shqyrtimi i legjitimitetit të procesit të 30 qershorit 2019, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve, ligji i Medias që cënon lirinë e shprehjes, masat për uljen e numrit të azilkërkuesve, janë disa nga hapat që duhet të ndjekë vendi ynë për të mundësuar bashkimin me familjen europiane.

E di, kurrë nuk kemi patur kritere kaq të forta në rrugëtimin tonë! Kjo sepse vendi nuk ka qenë kurrë në një krizë kaq të thellë e të gjithanshme. Ndaj vullneti politik për t’i zhbërë këto pengesa duhet të prevalojë mbi etjen dhe lakminë për gjithëpushtetshmëri.

E nesërmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk kanë pse të jenë peng i të sotmes, aq më tepër kur kemi vullnetin e miqve tanë për të na mundësuar tejkalimin sa më shpejt të kësaj faze të errët për vendin tonë.

Shqipëria do t’ia dalë! Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë ditë më të mira!

Urimet më të përzemërta Gjermanisë dhe kancelares Merkel në kryesimin e Bashkimit Europian, urime miqve dhe partnerëve të Shqipërisë në Bundestag dhe në të gjitha institucionet e tjera të Gjermanisë mike dhe të BE.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...