Ne nje interviste te tijen ne Fox News Ish Keshilltari per Sigurine Kombetare ,John Bolton, i dha goditjen e fundit fatale jo vetem perpjekjeve per coptimin e Kosoves por edhe propagandes qe perhapen Beogradi dhe sherbetoret e tij ne Kosove dhe Tirane se gjoja kjo ishte ideja amerikane dhe kishte mbeshtetjen e tyre.
Pavaresisht se te gjitha qendrimet e Bolton- it si diplomat i nivelit te larte dhe Republikan qe ka levizur ne disa administrata nuk kane qene pro Kosoves ne ceshtjen e bombardimeve ,duhet thene se ai dje kreu nje akt te larte ne sherbim te se vertetes . Qellimi nga u nis eshte nje ceshtje tjeter ,mund te jene te ndryshme,por nje gje eshte e vertete e sakte, ajo nxori zbuluar faktin se sherbimi sekret i Beogradit fshihej pas Bolton-it dhe perdori sherbetoret e tij ne Prishtine e Tirane per ta demtuar jo pak Kosoven dhe ceshtjen e saj.
Kjo teze ne menyre te qarte eshte artikuluar dhe zberthyer qe diten qe nisen pazaret me Kosoven nga Ish kryeministri Berisha.
Por Bolton dje i dha goditjen fatale planit ogurzi Vucic-Thaci dhe sherbetoreve te tyre Rama-Haxhiu.Ky plan ogurzi ishte gatuar ne zyrat e Beogradit dhe vune ne levizje njerezit e tyre ne Pristine dhe Tirane, mesa duket kishin me cfare ti shantazhonin.
Panorama tashme eshte e qarte. Sherbimet sekrete serbe e gatuan corben, sherbyesit e tyre ne Tirane e Prishtine nisen te zbatonin urdhrat e Beogradit.
Deklarata e Boltonit iu hoqi nga duart armen e nje propagande te neveritshme me te cilen donin te perfshnin Shba-ne. Por mjeranet ne Beograd,Prishtine e Tirane por edhe ndonje korridor nderkombetar harxhuan para e energji, por harruan se Kosova nuk eshte nje ceshtje e vogel e Ballkanit .
Kosova eshte nje pike nevralgjike ne te gjithe gjeo-strategjine e rajonit si nje vije e forte demarkacioni midis lindjes dhe perendimit ku nderhyrja e NATO-s dhe clirimi i Kosoves ishte akti me i rendesishem i perendimit euro-atlantik pas Luftes se Dyte Boterore.