Basha hyri si kryetar partie dhe doli si KRYEMINISTËR

E Enjte, 16 July 2020 08:27

 

Pse Presidenti Meta e priti Bashën në sallën ceremoniale ku pret Presidentë dhe Kryeministra
Dje presidenti i Republikës e priti Lulzim Bashën me protokollin dhe staturën e një kryeministri, ndërkohë që deri në zgjedhje kemi një kryeministër tjetër të dekretuar, Edi Ramën. Sondazhet, prezantimi i kreut demokrat në popull, pakënaqësia e qytetarëve ndaj pushtetit të Ramës si dhe kthesa 180 gradë e komunitetit ndërkombëtar drejt Bashës, sollën pritjen e tij në presidencë si njeriu që do drejtojë qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare

Dje kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në presidencë, te kryetari i Shtetit, Ilir Meta.Pritja e tij ishte de facto si kryeministër, pasi protokolli shtetror e respektoj atë në statusin e shefit të qeverisë. Natyrisht kryeministër i dekretuar është akoma Edi Rama, deri ditën e zgjedhjeve parlamentare, por meqënëse kemi hyrë në muajt të fundit të qeverisë së Rilindjes, sondazhet tregojnë fitoren bindëse të opozitës.

Pas takimit presidenca nxori njoftimin kur ndër të tjera theksonte se “Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin e opozitës për rikthimin në institucione dhe për t’i shërbyer stabilitetit dhe të ardhmes europiane të vendit.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu sjelljen e përgjegjshme të opozitës gjatë situatës së pandemisë dhe kontributin konstruktiv që u dha gjatë mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për përballimin e situatës në vend.

Presidenti Meta theksoi veçanërisht faktin që opozita u vetëpërmbajt duke mos rënë në kurthin e prishjes së Teatrit Kombëtar, si dhe faktin që nuk vendosi si kusht qeverinë tranzitore duke bërë të mundur arritjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit, që u përshëndet nga të gjithë partnerët strategjikë të vendit”.

Pra nisur nga përgjegjshmeria e Bashës, korrektësia në zbatimin e ligjit si dhe nga durimi migjenian ndaj gjithçkaje të keqe që u ka bërë Kryeministrit PD dhe krejt partive të opozitvës, duke mos e kthyer në përplasje civile; nisur nga platforma e tij për një qeverisje korrekte dhe për të luftuar korrupsionin, oligarkët dhe mafien e cila shkon pas çdo pushteti; nisur dhe nga mbështetja e shtuar ndërkombëtare muajt e fundit ndaj Lulzim Bashës, dje Presidenti i Republikës e priti atë jo si kryetar të PD-së, por si kryeministër të ardhshëm.

Lulzim Basha ka zbuar ndermjetësit e kryeministrit për pakt pazar PS me PD pas zgjedhjeve parlamentare, duke krijuar garanci popullit se nuk do shkel besimin e votës së tyre, çka realisht në qershor 2017 nuk e zbatoi, gjë e cila solli rënien të tmerrshme të votave demokrate, ndonëse Rilindja vodhi, bleu vota me kanabis.

Tashmë Lulzim Basha është gati për kryeministër. Statuta e tij politike dhe popullore po rritet si drejtues ekzekutivi.

Ndaj Presidenti Meta e priti atë si kryeministër. Lulzim Basha hyri si kryetar partie, por nga pritja u trajtua si kryeministër.

Modifikuar më E Enjte, 16 July 2020 14:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...