Kosova Bashës:Të presim Kryeministër herën tjetër.

E mërkurë, 22 July 2020 17:42

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar edhe Mitrovicën gjatë vizitës 2-ditore në Kosovë ku është takuar me kryetarin e komunës Agim Bahtiri.
Basha i vlerësuar me titullin “Qytetar nderi” i Mitrovicës, ka pasur një pritje të ngrohtë nga Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili ka shprehur konsideratat më të larta. Ai e ka cilësuar Bashën, mik i shquar dhe tha se së shpejti e pret si kryeministër. “Kombit i vlen një njeri si shërbëtor i qytetarëve, jo ata që janë bërë si gjarpër i tërbuar”, u shpreh Bahtiri.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha vizitoi sot edhe vendlindjen e Isa Boletinit, duke u bërë politikani i parë nga Shqipëria që viziton kullën dhe bën homazhe në varrin e tij.

Në 10 qershor të 2015-ës eshtrat e Isa Boletinit u varrosën pranë kullës së tij, duke çuar në vend amanetin e tij, ku kryetari Basha ka dhënë asokohe kontribut.

Isa Boletini është një prej figurave kryesore të pavarësisë së Shqipërisë dhe të luftës për çlirimin e Kosovës nga pushtimi osman dhe ai serb. Në vizitën që zhvilloi në kullë e rrënuar 6 herë prej pushtuesve, Basha u shoqerua edhe nga pasardhesi i Boletinit, i cili i dhuroi atij edhe flamurin qe eshte ngritur 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë.

Gazmend Boletini: Ne e kemi menduar eskluzivitet për ta dhuruar dhuratë flamurin e Isa Boletinit.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!

Gazmend Boletini: Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë. Shqiponja është origjinale e kohës. Duke falenderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, që ka bërë disa kopje, një nga ata do ta trashëgosh ti ishallah, sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë. Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!

Gazmend Boletini: Këtë do ta kesh për zyrën e ardhshme si Kryeministër!

Lulzim Basha: Ky është bekim! Ky është bekim hyjnor edhe atdhetar! Faleminderit!

Gazmend Boletini: Nuk besoj se ka ndonjë dhuratë që të kishte bërë më shumë.

Lulzim Basha: Absolutisht jo!

Basha u takua me pasardhes të familjes së Isa Boletinit, si dhe me nipin e Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina.

Gjatë qendrimit në Kosovë, ashtu siç e ka bërë traditë, Basha bëri homazhe në nderim të arkitektit te Kosovës së pavarur, presidentit të parë, Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova do të mbetet frymëzim për breza të tërë politikanësh që vendin dhe popullin e tyre e vënë përpara interesit personal.

Vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e mbylli në Prekaz me homazhet në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, vuri gjakun e tij dhe familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur, duke i treguar botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...