1960/Në burg se dëgjuan “Zërin e Amerikës”

Diel, 09 August 2020 10:40

 

Nga Kastriot Dervishi

Bajram Shaban Danushi, 33 vjeç nga Tomori i Beratit; Asqeri Arif Gorica, 38 vjeç nga Berati; Myslim Asim Toska, 33 vjeç nga Luari i Roskovecit, u arrestuan më 12.8.1960, të akuzuar në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë. Myslimi kishte vuajtur më parë një dënim prej: 11 vjetësh, 10 muajsh dhe 19 ditësh. Së bashku me dënimin e dytë, ai vuajti 18 vjet, 4 muaj, 26 ditë burgim. Në vendimin e gjykatës për ta thuhej:

“Të tre të gjykuarit kanë pranuar në hetuesi dhe në gjyq se kanë agjituar dhe propaganduar kundër pushtetit popullor. Ata kanë pranuar se janë mbledhur në shtëpitë e njëri tjetrit dhe në prezencë të personave të tjerë kanë komentuar lajme e shtypit tonë në të kundërtën, kanë dëgjuar dhe komentuar “Zërin e Amerikës”, kanë ngritur shëndete në raki për përmbysjen e pushtetit popullor, kanë treguar në persona të tjerë, fotografi të të arratisurit politik Nezir Danushi, për të treguar se jeta në shtet kapitaliste është më e mirë”.

Gjykata e Qarkut Vlorë (Dega e Beratit), me vendimin nr.9, datë 10.11.1960, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi me nga 10 vjet burgim dy të parët dhe me 8 vjet Myslimin. U la në fuqi me vendimin nr.205, datë 24.12.1960 të Këshillit Gjyqësor Penal të Gjykatës së Lartë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...