VOA:Gushti, më i keqi gjatë pandemisë në Shqipëri. Vjeshta do të sjellë rreziqe të reja..

E Enjte, 27 August 2020 09:28

 

Në Tiranë, ndërroi sot jetë nga Covidi epidemi-ologu Vilson Topulli, një punonjës i njohur i sistemit shëndetësor shqiptar.

Kolegët e Institutit të Shëndetit Publik e vlerësojnë lart për sakrificat e tij gjatë kësaj pandemie, dhe tërheqin vëmendjen e qytetarëve për rrezikun e lartë vdekjeprurës të koronavirusit.

Ekspertë të Institutit pohojnë se gushti ishte një muaj shumë i keq për pandeminë në Shqipëri, kur vdekjet dhe infektimet u përhapën me shpejtësi.

Largimi nga jeta për shkak të covidit e epidemiologut të njohur shqiptar Vilson Topulli hidhëroi sot gjithë punonjësit e Institutit të Shëndetit Publik në kryeqytet dhe në gjithë Shqipërinë.

 

Kolegët pohojnë se zoti Topulli dha një ndihmesë të madhe kundër epidemive gjatë karrierës së tij, madje edhe tani që ishte në pension.

“Vilsoni e nisi punën në Institutin tonë qysh 15 vjeç. Ai ishte në pension, por nuk shkëputej nga Instituti, vinte vazhdimisht dhe ofronte ndihmën e tij. Ka punuar në të gjithë vendin dhe njihte mirë çdo cep të Shqipërisë dhe çdo punonjës të shëndetit publik në Shqipëri. Ai ishte një njeri i vyer, epidemiolog i terrenit dhe i laboratorëve. I kërkoj falje që nuk arritëm dot ta shpëtojmë, nuk e mbrojtëm dot nga infektimi dhe nuk e trajtuam dot pasi u infektua” – tha shefja e departamentit në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Ajo theksoi se vdekja e zotit Topulli është edhe një thirrje për trupën shëndetësore shqiptare që është më e rrezikuara nga Covidi, dhe ajo e para duhet të mbrojë sa më mirë veten para se t’i shërbejë qytetarëve me siguri të lartë.

Zonja Bino thotë se korriku, po sidomos gushti janë periudha më e vështirë dhe më e rrezikshme e pandemisë 6-mujore në Shqipëri.

“Deri në maj Shqipëria kishte një kontroll shumë të mirë të sëmundjes, por për fat të keq, korriku dhe gushti kanë qenë muaj jo të mirë për ne. Kemi patur shifra të larta, sidomos gushti, kur kemi patur një rritje të incidencës dyjavore si dhe të rasteve me Covid. Kjo ka ardhur si rezultat i mos-respektimit të masave” – thotë zonja Bino.

Specialistët vërejnë njerëzit mund ta ruajnë jetën me 3 masa të thjeshta, maska, distanca dhe higjena, por është për të ardhur keq që disa dhjetëra qytetarëv po humbin jetën për gjëra kaq të vogla, si maska dhe distanca, por i shkelin rregullat, duke rrezikuar veten dhe të tjerët.

Por është paradoksale, sipas tyre, që po ata qytetarë që nënvlerësojnë parandalimin dhe shkelin masivisht masa kaq të thjeshta, nga ana tjetër mbivlerësojnë testimin, i cili nuk është mjekim, por thjesht identifikim i infeksionit.

U shpresua që gjatë verës rastet do të ishin më të pakta, por nënvlerësimi i rrezikut ishte më i madh.

“Në fakt, njerëzit kanë qendruar në mjedise me kondicionerë. Shpesh herë pa maska. Kemi të bëjmë me një rrugë aerogene infektimi, gjë që tashmë është vërtetuar dhe në këtë mënyrë ne, gjatë verës, sidomos gjatë muajit gusht kemi patur një rritje të rasteve. Shpresojmë që ta kontrollojmë gjendjen dhe ta gjurmojmë më shumë dhe të informojmë më shumë gjatë shtatorit, kur nis një strategji e re me më shumë testime” – thotë zonja Bino.

Ekspertët vlerësojnë se këto 6 muaj trupa shëndetësore e Shqipërisë e ka përballuar pandeminë me qëndrueshmëri dhe vullnet, me një nivel të ulët vdekjesh – falë punës së mirë të mjekëve në spitale, dhe duke parandaluar shpërthime masive të infektimit të krahina dhe biznese të mbipopulluara, ose duke i izoluar shpejt ato.

Por vjeshta do të sjellë rreziqe të reja, sepse covidi do të ngatërrohet me stinën e gripeve të tjera dhe mjekimet do të vështirësohen shumë, ndërkohë që do të nisë është procesi mësimor në shkolla, ndaj masat mbrojtëse duhet të jenë shumë herë më të larta.

/VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...