Sekretari Amerikan i Shtetit, Majk Pompeo ka reaguar pasi mori pjesë në Forumin e Ballkanit kundër Antizemitizmit, të organizuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
pompeo
Përmes një shënimi në Tëitter, Pompeo shprehet se ndihet krenar që iu bashkua Forumit kundër Antisemitizmit, ndërsa thekson se është një mundësi e mirë për të nderuar trashëgiminë e Shqipërisë të lirisë dhe harmonisë fetare.
Pompeo thekson se të gjithë kemi përgjegjësi në luftën kundër antisemitizmit.
Postimi i plotë:
Krenar që u bashkova virtualisht në Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit në Shqipëri – një mundësi e rëndësishme për të nderuar trashëgiminë e Shqipërisë të lirisë dhe harmonisë fetare dhe përpjekjeve të rajonit të Ballkanit për të luftuar antisemitizmin. Të gjithë kemi pjesë në këtë përgjegjësi.