Shqipëria drejt përjashtimit nga procesi i negociatave me BE!

Diel, 01 November 2020 16:35

 

Nga Sali Berisha - 31/10/2020

Miq, me Edvin Ramën Shqipëria po ecën e sigurtë drejt jo bllokimit, por përjashtimit nga procesi i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Sot me Edi Ramën, njeriu që nuk ka interesa kombëtare, nuk ka interesa shoqërore por vetëm interesa përsonale, ky proces është buzë greminës.

Edhe njëherë sqaroj se nuk bëhet fjalë për shtyrjen e tyre sepse ajo është e sigurtë por fjala është për përjashtimin e saj fare nga negociatat dhe ofrimin për shkak të gjeografisë apo me saktë gjeopolitikës një lloj partneriteti, ideja e të cilit ka qarkulluar dhe qarkullon këto vitet e fundit për vendet e Ballkanit Perendimor të sunduara nga gangsterë politikë të lidhur kembë e xhep me organizatat kriminale në vendet e tyre.

Por në rast se vendet e tjera të Ballkanit Përendimor e kaluan Rubikonin, po rikujtoj këtu se mos zbatimi i kushteve dhe përkeqësimi i standarteve nga viti në vit nga Edvin Rama, njeriu që ka vetëm interesa personale dhe familjare detyroi BE të shtojë nga viti 2016 e deri sot kushtet për Shqipërinë dhe të mos pranojë por të shtyjë çdo vit dhe së fundi të shtyjë pa afat hapjen e negociatave me të.

Kështu, nga 5 kushte që ishin në vitin 2015 u kalua në 7 në vitin 2017 me pas në 9 në 11 dhe së fundi në mars të këtij viti përfunduan në 15 kushte.

Për më tepër nga një premtim i qartë se vendimi për negociata në rast se plotësoheshin kushtet do të merrej në samitin e qershorit të vitit 2019, pra u caktua një afat për hapjen e negociatave, përsëri për shkak të mosplotësimit të kushteve ato nuk u hapën dhe në vendimin e Samitit Europian të marsit të këtij viti afati u hoq fare dhe hapja e tyre u shty si për shkak se Edvin Ramës nuk i beson njeri sepse nuk plotëson kushtet mbasi ai nuk ka interesa kombëtare as dhe shoqërore por vetem interesa personale e familjare të pushtetit dhe pasurimit personal kriminal.

Për shkak të këtij qendrimi të Edvin Ramës, Bundestagu gjerman në ligjin që votoi në parlament për Shqipërinë në vitin 2019 përveçse shtoi edhe 5 kushte të tjera, vendosi për herë të parë në histori klauzolen specifike për Shqipërinë, sipas të cilës në rast se Shqipëria nuk plotëson kushtet procesi mund të bllokohet dhe vendi madje mund të përjshtohet nga procesi i negociatave.

Mirëpo zëmerimi me Shqipërinë ishte aq i madh sa që Franca në samit me gjithë këto kushte nuk pranoi hapjen e negociatave. Ajo për shkak të mosplotësimit dhe përkeqësimit të kushteve në Shqipëri e bllokoi procesin e zgjerimit të BE gjersa ndryshoi tërësisht procesin e vleresimit për hapjen e negociatave të vendeve kandidate dhe sanksionoi bllokimin dhe përjashtimin e vendit që nuk plotëson kushtet apo i shpërben ato.

Pas miratimit të ketij dokumenti dhe mos cakimin të asnjë afati për hapjen e negociatave për Shqipërinë, perseri Franca, presidenti Makron refuzoi për shkak të Shqipërisë, siç pohoi ai vet, hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut vetëm që të binjakëzoj këtë vend me Shqipërinë.

Me këtë vendim natyrisht nga njëra anë Shqipërisë i thuhej se po mban peng edhe Maqedoninë ndaj dhe duhet të plotësosh kushtet.

Por përseri Shqipëria gjatë vitit 2020, për shkak se Edvin Kristaq Rama nuk ka interesa të tjera veç atyre përsonale dhe familjare, jo vetëm nuk plotësoi kushtet por përkundrazi i përkeqësoi ato.

Ndaj dhe tani jo vetëm nuk do hapen negociatat me Shqipërinë por do hiqet dorë nga binjakëzimi absurd i saj me Maqedoninë e Veriut dhe të paktën sipas deklaratave të Ministrit të Jashtëm Gjerman, qeveria e tij ka propozuar hapjen brenda këtij viti të negociatave me vendin tonë fqinj.Kurse Shqipëria me humbjen e binjakëzimit nga Maqedonia e Veriut dhe Edvin Ramën në pushtet mbetet buzë gremine, viktimë e interesave të pushtetit të tij përsonal, familjar kriminal.

Ajo mbetet defacto në pritje të kartonit të kuq për përjashtimin nga procesi i negociatve si vendi i parë në historinë e zgjerimit të BE që i imponoi në fillim Bundestagut dhe më pas Samitit të BE të vendosë klauzolën e përjashtimit nga negociatat.

Uroj dhe dëshiroj që shqiptarët të shpëtojnë sa më shpejt nga organizata kriminale që i drejton me në krye Edvin Ramën dhe të mbrojnë ëndrrën e tyre të integrimit në BE si një projekt jetik për të ardhmen e tyre

Modifikuar më Diel, 01 November 2020 17:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...