Në 50 ditët e fundit: Mbi 11 mijë të infektuar, mbi 200 të vdekur

Saturday, 07 November 2020 19:59

 

Nga Kastriot Islami - 07/11/2020

Situata e COVID është jashtë kontrollit. Qeveria e ka braktisur menaxhimin e situatës sanitare të krijuar nga COVID-19. Dhe papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë po përgatitet ta mbulojë e maskojë me një “karantinim të dytë” duke ia kaluar të gjitha përgjegjësitë e kostot qytetarëve që qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit…

Gjendja është në prag kaosi!

Më konkretisht gjatë 50 ditëve të fundit numri i të infektuarve ka qenë 11538 ndërkohë që nga dita e parë e fillimit të pandemisë, 9 mars 2020, deri 50 ditë para 6 nëntorit, shifra e të infektuarve ka qenë 11 672.

 

Pra në vetëm 50 ditët e fundit ka pasur po aq të infektuar sa çfarë ka pasur në 190 ditët e para apo 6 muajt e parë të marrë së bashku.

Vetëm në 20 ditët e fundit rritja e të infektuarve ka qenë shumë agresive duke arritur në rreth 6 500 të infektuar, aq sa janë shënuar në 5 muajt e parë të pandemisë!

Situata është po ashtu dramatike edhe për sa i përket shifrës së vdekjeve. Gjatë 50 ditëve të fundit numri i vdekjeve ka qenë 209 ndërkohë që nga dita e parë deri në këtë datë, shifra e vdekjeve ka qenë 340. Pra në vetëm 50 ditët e fundit kanë vdekur 209 qytetarë, ndërkohë që në 190 ditët e para të pandemisë kjo shifër ka qenë 340 qytetarë.

Vetëm në 20 ditët e fundit numri i të vdekurve ka arritur shifrën prej 101, aq sa janë shënuar 4 muajt e parë.

Dinamika e përhapjes së virusit duket shumë agresive. Po ashtu edhe dinamika e vdekjeve duket e frikshme.

Natyrisht përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë! Situata duket jashtë kontrollit dhe asgjë nuk ka qenë dhe nuk është e mundur të parashikohet nga qeveria.

Pavarësisht se stafi mjekësor po punon në mënyrë heroike, kjo dinamikë shumë shpejt do të përmbyste kapacitetet për të trajtuar rastet e vështira me COVID-19. Ky është një shqetësim i madh ndërkohë që shumë qytetarë kanë filluar të mjekohen në shtëpi por kostoja e mjekimit është shumë e lartë dhe rigoriziteti i trajtimit të kësaj sëmundje duket i dyshimtë.

Qeveria e papërgjegjshme duket që për të mbuluar paaftësinë e saj duket se në ditët në vijim ka ndërmend të fusë përsëri në karantinë të gjithë vendin ose qytetet kryesore.

Argumenti naiv dhe banal është se në të njëjtën mënyrë po veprojnë edhe shumë vende të tjera të Evropës qendrore.

Kjo masë do të çojë ekonominë e vendit në kolaps sepse “dhjami” që ka ekonomia shqiptare nuk është në gjendje të mjaftojë për të përballuar një karantinim të dytë ndërkohë që ekonomitë e vendeve të Europës qendrore duket se ende janë në gjendje që përmes karantinimit të ulin përhapjen e virusit dhe njëkohësisht të shmangin kolapsimin e ekonomisë.

Kujdes se gjasat janë që edhe spitalet të përmbyten nga të sëmurët e shumtë, por edhe ekonomia të kolapsojë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...