"Vendimi i Arabisë Saudite kundër Vllazërisë Muslimane është politik"

Premte, 27 November 2020 11:29

 

Ismail Numan Telci, profesor në Universitetin Sakarya, dhe nënkryetar në Qendrën për Studime të Lindjes së Mesme (ORSAM) tha se Princi saudit i Kurorës Muhamed bin Salman përdor Këshillin e Dijetarëve të Lartë për të arritur qëllimet politike

Zehra Nur Düz |
24.11.2020
"Vendimi i Arabisë Saudite kundër Vllazërisë Muslimane është politik"

Pas vendimit të fundit të trupit fetar të Arabisë Saudite, që caktoi Vëllazërinë Muslimane, lëvizjen politike dhe shoqërore, si një grup terrorist, ekspertët besojnë se ky hap ishte një vendim politik i marrë me porosinë e Princit të Kurorës, Muhammed bin Salman.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Ismail Numan Telci, profesor në Universitetin Sakarya, dhe gjithashtu nënkryetar në Qendrën për Studime të Lindjes së Mesme (ORSAM), tha se Princi Salman në masë të madhe ka marrë kontrollin e Këshillit të Dijetarëve të Lartë (KDL), i cili është një nga shtyllat më të rëndësishme të shtetit saudit.

"Vendimi i fundit i KDL-së tregon se Salman tani mund ta përdorë këtë institucion fetar plotësisht në përputhje me qëllimet e tij politike", tha ai.

Në rrethana normale, nuk do të ishte e mundur që këshilli, organi më i lartë fetar në vend, të merrte një vendim të tillë kundër Vëllazërisë Muslimane, e cila ka një rrënjë të madhe në botën muslimane.

Sipas Telci, KLD nuk është më një institucion i ligjshëm, pasi shumë prej anëtarëve të tij janë burgosur dhe zëvendësuar nga ata që punojnë drejtpërdrejt nën urdhrat e Salman.

Studiuesi tha se një faktor prapa vendimit të Këshillit të Dijetarëve të Lartë mund të jetë rezultati i zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA.

Administrata saudite e kuptoi këtë që sapo presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën, administrata amerikane mund të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Vëllazërisë Muslimane. SHBA mund të mos jetë aq e ashpër sa ishte gjatë epokës së Donald Trump, tha Telci.

Ai tha se përkundër të gjitha përpjekjeve, Arabia Saudite nuk arriti që të bindte SHBA-në të shpallin Vëllazërinë Muslimane si organizatë terroriste deri më tani.

Në lëvizjet e saj të fundit, Arabia Saudite po kërkon shtigje për të bërë presion ndaj Trumpit për të caktuar Vëllazërinë Muslimane si një organizatë terroriste para se të largohet nga zyra, shtoi Telci.

Ky vendim gjithashtu shpjegon prioritet rajonale të Arabisë Saudite. Eksperti vuri në dukje se vendimi nënkupton që qeveria saudite do të vazhdojë mbështetjen e saj për politikat izraelite kundër Vëllazërisë në rajon. Vendimi synon gjithashtu të nxisë vende si Turqia dhe Katari, të rishikojnë qëndrimin e tyre të moderuar ndaj Vëllazërisë Muslimane.

Më 10 nëntor, KLD lëshoi një deklaratë në të cilën përcaktonte Vëllazërinë Muslimane si një grup terrorist, duke e akuzuar atë si faktor destabilizues në rajon.

Pesë ditë më vonë Izraeli e mirëpriti këtë vendim. "Jemi të lumtur ne në Izrael të shohim një qasje të tillë që qëndron kundër shfrytëzimit të fesë për nxitje dhe kryengritje", u shpreh Ministria e Jashtme izraelite në Twitter.

"Kemi shumë nevojë për një diskurs që bën thirrje për tolerancë dhe bashkëpunim në rajon", shton deklarata.

- Bashkëpunimi mes Arabisë Saudite dhe Izraelit

"Mbështetja e Izraelit për vendimin e Arabisë Saudite kundër Vëllazërisë Muslimane tregon se ajo është bërë një nga dimensionet e rëndësishme të bashkëpunimit të qartë midis dy vendeve", tha Telci.

Izraeli e sheh deklaratën saudite si mbështetje të shtypjes kundër grupit palestinez të rezistencës Hamas, i cili shihet më afër Vëllazërisë Muslimane në mendime.

Izraeli nisi tre ofensiva të mëdha ushtarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës në vitet 2008, 2012 dhe 2014 dhe ende imponon një bllokadë të ashpër në territorin palestinez, të drejtuar nga Hamasi.

Deklarata e KLD ka shkaktuar reagime të ashpra në botën arabe dhe muslimane.

Vëllazëria Muslimane theksoi se ajo ka qenë gjithmonë një viktimë e dhunës dhe regjimeve diktatoriale.

Duke folur për AA, Talat Fehmi, zëdhënësi i Vëllazërisë Muslimane, tha se organizata në fjalë nuk është terroriste, por një organizatë reformiste.

E themeluar në vitin 1928, Vëllazëria Muslimane u fut në listën e zezë nga autoritetet egjiptiane në vitin 2013 pas rrëzimit të Mohamed Morsit, presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike, pas një grusht shteti ushtarak të udhëhequr nga gjenerali i atëhershëm ushtarak Abdel Fattah al-Sisi.

Në maj të këtij viti, Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite kishte caktuar zyrtarisht Vëllazërinë Muslimane si organizatë terroriste.

Modifikuar më Premte, 27 November 2020 18:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...