Agron Gjekmarkaj: Qeveritarët, derra që zhgërryhen në luks e qytetarët përmbyten

Hënë, 11 Janar 2021 20:38

 

Publicisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tha se darka në Dubai e ministrave ishte e neveritshme. Gjekmarkaj u shpreh se qytetarët krijuan neveri nga luksi në atë darkë, duke shtuar se kishte nga ata komentues që thoshin se ministrat duken si “derra që zhgërryhen”. Më tej, Gjekmarkaj tha se Basha duhet që të shfrytëzojë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë.

Gjekmarkaj nënvizoi se duket se Basha është në rrugën e mbarë në fushatë, duke u shprehur se duket më afër të rinjve dhe biznesit. “Shohim ujëra të përmbytjeve që nuk menaxhohen nga qeveria. Rama thoshte prapë fajin e ka Saliu, sepse bie më shumë ujë tani tha. Jemi shoqëri që përtypim vetëm propagandë. Mendoj se po bën gjithçka për atmosferë manipulimi. Përbuzja u pa edhe për darkën në Dubai, ku thuhej për ta se janë “derra që zhgërryheshin”, ndër të tjera nga qytetarët. Basha ka një sjellje europiane në fushatë, e shoh afër të rinjve, afër bizneseve, e shoh aktiv në përmbytje. Mendoj se Basha është në rrugën e duhur. Basha nuk duhet të thotë më që Rama na vodhi votat. Çdo humbje do faturohet mbi ato”, tha Gjekmarkaj.

 

Në lidhje me shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, Gjekmarkaj u shpreh se Rama nuk na ka thënë se nga kanë ardhur ato. Gjekmarkaj vlerësoi se kryeministri bën propagandë. “Është gjë e mirë që në Shqipëri vijnë vaksinat. Është gjë e mirë që vaksinohet kryeministri, një grup njerëzish pranë tij dhe mjekët e infermierët. Por, kjo e mirë është shumë relative me një sërë efektesh anësore propagandistike që ngjarja po merr. Rama nuk na thotë nga erdhën vaksinat. Thonë se janë të Fajzerit, por nuk dimë ku mbahen. Rama tha se do të tregojë frigoriferin. Do ta bëjë monopol të propagandës vaksinimin. Kjo u bë pasi u pa dreka në Dubai e disa pushtetarëve, në një nga hotelet me luksoze në botë. Këtu funksionon gjithçka si në Lindje. Ministrat janë të zotë të marrin. Roma u rrëzua nga stomaku dhe druhem se ministrave dhe qeverisë, fundi mund t’i vijë nga mosngopja”, u shpreh Gjekmarkaj.

Po ashtu, Gjekmarkaj tha se Rama ka spostuar aksin politik të Shqipërisë, duke mbajtur raporte të mira me Turqinë, pasi edhe liderët europianë nuk e presin më në takime. “Rama na thotë shifra, por se duket se janë pak vaksina. Kryeministri qante hallin Kosovës, por Kosova duket se do na ndihmojë ne. Politikanët e Kosovës duket se janë më serioz për çështje të shëndetit publik. Rama do të trembë Bashkimin Europian. Rama do të afrohet me Erdogan, një njeri që është autokrat. Rama ka spostuar aksin, nga rruga drejt Brukselit, në rrugën drejt Ankarasë. Neve na ka ndihmuar Amerika dhe BE për të dalë nga kaosi. Ramën ka kohë që nuk e presin liderët e Europës. Kryeministri ka simpatinë e Erdoganit. Rama ka qenë i shantazhuar nga Tahiri e jo më nga Turqia. Kjo ndodh sepse kryeministri nuk plotëson kushtet e BE-së”, vlerësoi Gjekmarkaj.

I pyetur për situatën politike në SHBA, Gjekmarkaj u shpreh se Biden duket një president dinjitoz. “Biden më duket president dinjitoz. Trump ishte shumë populist dhe vuri disi në rrezik demokracinë amerikane. Unë besoj se Biden do të punojë edhe në Ballkan e në Shqipëri. Sado që Ballkani ka qenë trazovaçi i BE-së, besoj se do të shkojë drejt BE-së, ndihmuar edhe nga kjo e fundit”, tha publicisti Agron Gjekmarkaj

Modifikuar më Tuesday, 12 Janar 2021 09:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...