-
Kryeministri ka udhëtuar këtë të dielë vonë drejt Durrësit. I shqetsuar nga rritja e madhe e LSI në këtë qark, ku kjo forcë politike ka investuar disa prej emrave më VIP të saj, si Bahri Shaqiri, Elona Guri, Kontjana Kuçi, Shemsi Prençi, Enon Karapici, etj, si dhe nga sherret në kupolën e PS-së në Durrës si luftë bandash për territor, Edi Rama ka vendosur të vendos emrin e tij edhe në Durrës.
Me shpresën se do të rikuperojë çka mundet, pas rënies së “keshtjellës Dako” dhe rritjes së Ardi Çelës, Rilindja e ka kuptuar se në qarkun e Durrësit do pësojë një supër humbje, që do ti kushtojë pushtetin. Ndaj kryeministri ia la Vlorën, Damian Gjiknurit, dhe po mbledh në Durrës segmentët e shkatërrimit që la pas rrëzimi i Vangjush Dakos, i cili ka kuptuar që më mirë larg zjarrit, se sa të përfundojë në burg pas 25 prillit.
Ndërkohë LSI po sulmon fort në Durrës, aq me tepër që pasi u vetpastrua nga ish-deputeti Koka, tashmë nuk ka asnjë siklet për të kërkuar votën në qarkun Durrës.
Edi Rama po mbledh gjithë skoriet e lëna udhëve nga partitë e opozitës, me shpresën se mund ti farkëtojë në kombinatin e metarlurgjikut në Elbasan, por atje e ka zënë radhën Taulant Balla me krejt shpurat e biznesit kriminal që po jeton javët e fundit.
25 prilli po vjen!