Shkrumbimi i Sarajeve/ Presidenti Meta: Akt kriminal që i hap udhën kullave, “lavatriçeve të pastrimit të parave” në Tiranë. Të hetojë SPAK!

Tuesday, 17 August 2021 13:09

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi shkrumbimin e Sarajeve të Tiranës duke e cilësuar zjarrvënien një akt kriminal që i hap udhën ndërtimit të kullave, “lavatriçeve të pastrimit të parave” në kryeqytet.

“Gjenocidi kulturor, barbaria ndaj identitetit tonë kombëtar dhe kushdo që luan me zjarrin për përfitim personal në dëm të interesit publik, meriton të ndëshkohet me të gjithë ashpërsinë e ligjit”, shprehet kreu i shtetit, duke i bërë thirrje SPAK-ut për hetime.

Deklarata e Metës

Tirana u gdhi sot me një tjetër monument kulture, “Sarajet”, gati të shkrumbuar nga zjarrvënia e qëllimshme.

Ky akt kriminal dhe i dënueshëm është përdorur rëndom vitet e fundit, për t’i hapur udhën ndërtimit të kullave, “lavatriçeve të pastrimit të parave” në kryeqytet, siç denoncojnë edhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare.

Viktimë e “piromanëve” ra pak ditë më parë edhe kurora e gjelbër në “Pallatin e Brigadave”, ku gjithashtu është planifikuar të ndërtohet një kompleks kullash.

Babëzia e shfrenuar e betonit në Tiranë ka shkatërruar shumë monumente historike, tradicionale, kulturore dhe objekte të rëndësisë së veçantë, ndërkohë edhe ato pak të mbetura rrezikohen të zhduken përgjithmonë.

Gjenocidi kulturor, barbaria ndaj identitetit tonë kombëtar dhe kushdo që luan me zjarrin për përfitim personal në dëm të interesit publik, meriton të ndëshkohet me të gjithë ashpërsinë e ligjit.

Nxis organin e Prokurorisë, SPAK si dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese përgjegjëse të marrin çdo masë efektive për hetimin me transparencë dhe nxjerrjen para drejtësisë penale të autorëve, frymëzuesve dhe përfituesve të kësaj veprimtarie kriminale.

Modifikuar më Tuesday, 17 August 2021 18:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

Lifestyle

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

  Beyonce dhe Jay Z janë kritikuar nga fansat e Tina Turner për referencën e abuzimit të yllit të ndjerë nga duart e bashkëshortit të saj Ike Turner, hit ky i viti...

Ofertë që nuk duhet humbur/ "Vila SIGAL Pogradec", destinacioni i duhur për një "arratisje" në fundjavë

Politikë

Ofertë që nuk duhet humbur/ "Vila SIGAL Pogradec", destinacioni i duhur për një "arratisje" në fundjavë

Sa herë kujton Pogradecin gjithkujt i vjen ndërmend qyteti i bukur buzë liqenit, ku natyra ka krijuar një nga “perlat” e saj. Ky është vendi ku bluja e përhershme e...

Spahia inauguron këndin e ri sportiv në shkollën Ali Laçej: Më shumë mjedise të tilla, një jetë e shëndetshme për rininë

Politikë

Spahia inauguron këndin e ri sportiv në shkollën Ali Laçej: Më shumë mjedise të tilla, një jetë e shëndetshme për rininë

  Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka ndarë mnë rrejtin e tij social Facebook, disa momente krah nxënësve të shkollës Ali Laçej në këndin e ri sportiv. Spahia shkruan ndër të tjera...