‘Shtëpia e Lirisë’ oguri i parë më shpërblyes për shqiptarët

Premte, 04 February 2022 15:14

 

Nga Ndriçim Kulla - 04/02/2022

Liria për shqiptarët ka qenë gjithmonë emëruesi i përbashkët i të gjitha dëshirave, përpjekjeve dhe kapaciteteve të tyre shpirtërore dhe mendore. Në gjithë historinë e tyre shqiptarët kanë alternuar hapësirat e shtrëngimit më të tmerrshëm me hapësirat e lirisë, ndaj ajo ka qenë për ta edhe nëna e të gjitha vuajtjeve, trishtimeve,humbjeve dhe sakrificave gati biblike.

Ka ardhur koha ti lutemi pikërisht kësaj fuqie të gjithëpushtetshme të qenies sonë si një muzë frymëzuese, për të qenë një ide, një vizion, një premtim, tashmë që ajo është thirrur të rrijë si në shtëpinë e saj te aleanca më e re e politikës shqiptare. Nuk do të donim të kishim përsëritjen dhe simulimin e aleancave të vjetra dhe mendësive armiqësore që kanë udhëhequr rrugëtimin 30 vjeçar të tranzicionit tonë.

Ky është oguri i parë dhe më shpërblyes që mund t’u bëhet shqiptarëve në gjendjen ku ndodhen. E dimë se opozita, tashmë me shkopinjtë në rrotë, që po i vendos kjo ndarje që i ra si gjëmë e papritur mbi krye, do ta ketë akoma dhe më të vështire së më parë të luftojë për fitore.

 

Vetëm se liria nuk mund të jetë gjysmake, as e sipërfaqshme, ajo o është o s’është vetëm e plotë e thellë, e qëndrueshme. Me këtë vizion dhe premtim në mendje, ajo kërkon një energjizim krejt të ri, krejt të ndryshëm dhe diakronik në krahasim me koalicionet e mëparshme që ka provuar PD me aleatët e vet.

Ajo duhet të jetë ashtu siç e ka dhe idenë, shtëpia e lirive kapilare të shtrira në të gjitha indet dhe qelizat e të gjithë elementëve përbërës të saj, që nga baza partiake e deri tek rithemeluesit apo udhëheqësit e partive që aderojnë dhe mund të aderojnë në të ardhmen në të. Energjia e re duhet të jetë formula e vetme e suksesit të fitores. Dhe kjo energji e re mund të arrihet nëse e shtrin fuqinë e lirive të saj në një shtëpie të madhe, sa më të madhe të mundshme me gjithë shqiptarët e ditur e punëtorë, intelektualë e aktivistë, profesionistë dhe biznesmenë.

Një front i gjithanshëm i lirive, i përkthyer në një konfederatë të kapaciteteve më të përkryera që mund ti nevojitet premtimit të madh që ajo po u bën shqiptarëve: thirrjen për tu mbledhur në shtëpinë e lirive të tyre.

Një risi lirie, të panjohur në gjithë epokën e tranzicionit ata sapo e provuan me shijen e mirë që lanë primaret e demokratëve. Ata i dhanë një mësim lirie edhe pushtetit edhe partisë në pushtet, me mënyrën e mbyllur se si ajo funksionon deri më sot. Ky është një ogur i mrekullueshëm që duhet ti udhëheqë demokratët e thjeshtë drejt një tjetër lirie të madhe, të jashtëzakonshme.

Ata duhet ti japin një mësim lirie edhe gojëve të këqija të ndarjes në mes tyre. Këto janë zgjedhje lokale, ku vendosen njerëzit më të mirë. Përderisa numrat që dhanë zgjedhjet Brenda PD treguan se të zgjedhurit e primareve janë shumica e anëtarësisë, atëherë liria dhe pavarësia e tyre proverbial duhet të përkthehet edhe në një votë të bashkuar, si një trup i lirë, për të fituar kështu lirinë kryesore, lirinë për të cilën ata kanë luftuar dhe vuajtur këto 9 vite të gjatë opozite, një liri që e ka emrin fitore. Le të tregohen të mençur, të pandarë në mes tyre, ashtu siç janë edhe dëshirat dhe shpresat e tyre për një të ardhme të lirë.

Ky do të qe oguri që çdo shqiptar do ti uronte lirisë së vet në këtë akt të veçantë politik, siç janë zgjedhjet e 6 Marsit. Rrugë të mbarë demokratë të bashkuar dhe shqiptarë të lirë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...