Inceneratori i Tiranës merr indirekt 310 mijë euro nga fondet e IPARD, ja skema

Hënë, 08 August 2022 09:13

 

Dashamir Çela një blegtor me përvojë nga fshati Samaticë i Beratit falimentoi pak muaj më parë.

Mbylli fermën e gjedhit me të cilën kishte kaluar gjysmën e jetës dhe u nis si emigrant drejt Gjermanisë, pasi iu refuzua mbështetja me subvencion nga programi IPARD për një detaj honorifik që kishte të bënte me distancën e stallës nga banesa.

Drama e Dashamirit është si ajo e shumë fermerëve shqiptarë, që po detyrohen të largohen, pasi nuk arrijnë të mbijetojnë me aktivitetin e tyre. Ndërkohë fonde që duhen të shkonin për mbështetjen e tyre u janë dhënë personave që ishin të lidhur me incerneratorin e Tiranës.

Monitor, ka siguruar disa dokumente ku shihet se, personi EB, i cili me prokurë të posaçme noteriale përfaqëson dhe vepron në emër të incerneratorit të Tiranës, “Integrated Energjy BV SPV” (shiko dokumentin Prokurë e përgjithshme) me të drejtë firmë në të gjitha dokumentet e shoqërisë, ka përfituar 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”, në emër të kompanisë së tij E B person fizik (shiko dikumentin AZHBR të dhëna rreth investimit) për të investuar në sera në një tokë në Sharrë që e ka blerë nga koncesionari (shiko dokumentin kontratë shitjeje e pasurisë së paluajtshme me kusht).

Fondet janë grand i pakthyeshëm që Bashkimi Europian i jep qeverisë shqiptare si mbështetje për rritjen e kapaciteteve në bujqësi. Keqpërdorimin e fondeve IPARD e ka denoncuar në media këto ditë eksperti i blegtorisë Ervin Resuli.

Lexo edhe:
Afera e inceneratorëve, Braimllari: SPAK të marrë nën hetim Veliajn
Inceneratorët, ish-prokurori: Autorët kanë pasur mbështetje
Nga dokumentet, investitori E B (i regjistruar si person fizik) është përfituesi i 310 mijë eurove dhe njëkohësisht është punonjës i inceneratorit të Tiranës, me të drejtë firme me kopetenca të plota i kompanisë Integrated Energjy BV SPV” . Në disa kontrata figuron dhe si punëtor, me pas i blen-shet toka me inceneratorin dhe në fund admnistrator i tij 9të drejtë firme).

E.B. (si person fizik) ka një kontratë konsulence edhe me kompaninë “Consulting Se Partners”, në pronësi 80% të Stela Gugallja, https://opencorporates.al/sq/nipt/l72206029g, e cila merr përsipër që të kryejë të gjitha veprimet (sipas dokumentit të mëposhtëm Kontratë konsulence). Stela Gugallja është sot në kërkim nga SPAK për abuzime me inceneratorin e Elbasanit (pjesë e të njëjtës skemë për përfitimin etre kontratave koncesionare për inceneratorët në Fier, Tiranë dhe Elbasan).

Pas aplikimit me asistencën e “Consulting Se Partners” AZHBR ka shpallur fitues personin fizik E B nga fondet e programi IPARD 2020 -2021 me mbështetjen maksimale të skemës 65% te vlerës më shumë 310 mije euro.

Si u ndërtua skema e përfitimit të fondeve nga IPARD

Me datën 16 gusht 2021 shoqëria “Integrates Energy BV SPV” që ka marrë me koncesion ndërtimin dhe operimin e incerneratorit të Tiranës i ka shitur shtetasit E.B një sipërfaqe toke arë 8500 metër katror në zonë e Sharrës ( shih kontratën noteriale bashkëngjitur).

Më pas shtetasi E.B. ka një kontratë konsulence me kompaninë “Consulting SE Partners” në pronësi të Stelja Gugallës që të lotësojë të gjitha dokumentet e nevojshme tek Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për të përfituar fonde për ndërtimin e një fermë hidroponike në zonën e Sharrës.

Me 22 shkurt 2022 personi E.B. bëhet administrator me të drejtë firmë dhe përfaqësimi i inceneratorit të Tiranës. Ndërsa AZHBR e ka shpallur fitues personin EB me një vlerë 310 mijë euro.

Ndonëse fondi ka shkuar në një projekt bujqësor sipas destibacionit, aksesi preferencial është problemi konkret që kontestohet.

IPARD mund të krenohet me serën, por Dashamir Çela nuk ka shans të marrë mbështetje, pasi fondet nuk janë të mjaftueshme për të gjithë. /Monitor/

Modifikuar më Tuesday, 09 August 2022 10:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...