Berisha: Rama-Vuçiç trafik njerëzish drejt Europës!

Tuesday, 08 November 2022 21:43
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë mbrëmje një takim me sipërmarrësit në selinë blu. Berisha bëri akuza të forta teksa tha se qeveria Rama dhe ajo e Vuçiçit të Serbisë, po bëjnë trafik njerëzish drejt Europës.

“Edhe po të doni të investoni, nuk mund të investoni. Këtu është katandisur Shqipëria sot dhe ky pretendon ta zgjidhë me bangladeshas. E dini ca bëjnë ata, vijnë, lënë pasaportat tek sipërmarrja dhe ikin, çajnë në Europë masivisht, i ka kapur edhe Europa tani, që kjo qeveri dhe ajo e Vuçiçit bëjnë trafik njerëzor. I sjellin nga Azia me kanale trafiku dhe nga Mali i Zi apo zona të tjera i përcjellin në Europë. 

 Një politikë shpopulluese, diskriminuese e jashtëzakonshme. Këta ato para i ndajnë me njëri-tjetrin. Merrni ju dhe shikoni kush fiton tenderat e bashkive, qeverisë. Absolutisht 95% janë vetëm kompani të njëri-tjetrit, të vëllaut, motrës, krushkut etj., sepse ndajnë paratë. Ju nuk mund të merrni pjesë në tendera, nuk keni asnjë shans se janë të paracaktuara.
 
Ju nuk mund të fitoni një proces gjyqësor, se drejtësinë e kontrollon qeverie, në mënyrë të paimagjinueshme.
Unë dje kisha këtu prindërit e një kopshti privat i mbyllur në kundërshtimin më flagrant të çdo ligji, kushtetute konvente. Në dhunim të konventave të të drejtave të fëmijëve. Shkon në gjykatë, asnjë të drejtë. Ua thashë dje atyre dhe po ua them edhe ju sot.

E dini si janë bërë gjykatësit dhe prokurorët; nja dy tre shekuj më parë në perandori, kur do të gjykonin shqiptarët ua zgjidhnin gjykatësit të shurdhër. Nuk kishte rëndësi çfarë thoje, dënimi shkonte me pusullë. Edhe kjo qeveri të gjitha gjyqet i fiton me pusullë, nuk ekziston e drejta për qytetarin. 90% të gjyqeve i fiton qeveria, dhe atë 10 % që fitojnë qytetarët nuk i zbaton kurrë.

Një sistem drejtësie i shkatërruar tërësisht, por pa siguri juridike nuk ka investime dhe ju të gjitha këto i përjetoni në kurriz.dhe i them si i ke gjet. Të 5 janë espulso, i kam zgjedhë me këtë  kriter që të mos më ikin. Tragjike. Të paktën 2-3 vite nuk do të ikin.”-tha Berisha.

Modifikuar më E Enjte, 10 November 2022 15:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...