Berisha: Ambasadori britanik është racist ose i korruptuar! Do të kërkoj të drejtën në Britani

E Enjte, 17 November 2022 22:09

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Berisha e fajësoi ambasadorin për shpalljen e tij non-grata nga Mbretëria e Bashkuar, duke thënë se ambasadori ka keqinformuar qeverinë britanike

 
Berisha e cilësoi King-Smith si "racist ose të korruptuar" dhe tha se do të kërkojë të drejtën në Britani. 

Pjesë nga biseda: Enton Abilekaj: Përdoret non-grata. Dakord është vepër e Yuri Kim dhe përdoret nga Rama. Por, është ajo non-grata dhe është një ndihmë nga Edi Rama. Kemi edhe një ndihmë britanike, kemi edhe një ndihmë europiane, do të vijnë në 6 dhjetor të gjithë krerët e BE. Duket se ka një mbështetje perëndimorë dhe unanime?

Sali Berisha: Nuk besoj se kjo është kundër opozitës. Nuk mendoj se SHBA dhe Britania e Madhe heq dorë nga parimi i pluralitetit. Unë besoj se korrupsioni nuk është vetëm fenomen shqiptar por edhe universal. Unë i kam shkruar Sekretarit të Shtetit që non-grata bazohet mbi lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros.

Do të bëj publike shpifjet e Alastair King-Smith, që dëshmojnë se ose është racist, që nuk besoj se është se po ta di që është i çoj 100 mijë vetë te ambasada. Ose pastaj është i korruptuar. Ato që ka shkruar ai për qeverinë e tij, do të bënin të skuqej çdo njeri. Ka shkruar se Sali Berisha ka lidhje me bandën e Elbasanit. Sali Berisha ka denoncuar tre herë më shumë se politikanët shqiptarë të marrë sëbashku. Kush e ka thënë këtë? E ka thënë Lulzim Basha në një moment kur unë po bëja transparencë. Unë çdo bande i numëroja anëtarët.
A e bën ai këtë për të ndihmuar krimin në Shqipëri? Ai e bën për korrupsion. Është korrupsion monetar, politik apo shtrati? Ose është racist anti shqiptar, që do të përlyejë…

Ylli Rakipi: Kjo gjë nuk duket e vërtetë sepse ambasadori flet mirë për Shqipërinë.

Sali Berisha: Ai flet për Fation Dautin që theu një derë aty. Një mbështetës i PD, i përzënë nga Britania, por pa asnjë lidhje me Sali Berishën. E kundërta është e vërtetë, unë nuk isha në kohën kur ai mbështeste PD-në. Kur ka qenë Fatjon Dauti në MB, kam qenë kryeministër dhe kanë ardhur këtu eksponentët me kryesorë për të më falenderuar për luftën kundër krimit të organizuar.

Enton Abilekaj: Nuk kanë memorie këto institucione? 

Sali Bersha: Ajo shkresë mund të dërgohej vetëm nga rruga. Ajo nuk ka emër fare të atij që e ka firmosur.
Të akuzosh një njeri që më shumë se çdo gjë tjetër dhe kushdo tjetër ka bërë këtë punë, ka denoncuar. Ky është një problem, por Britania është shtet ligjor dhe unë jam falenderues ligjeve të saj, që bëjnë të mundur të gjesh të drejtën.

Enton Abilekaj: Ne shohim që ka mbështetje për Ramën edhe në kontinentin europian.

Modifikuar më Saturday, 19 November 2022 09:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...