Kush është prokurori i Sorosit që kërkon të arrestojë Donald Trump

Hënë, 20 Mars 2023 10:00

Ekspertët thonë se nëse kjo ndodh, shanset e Trump për fitore të thellë në zgjedhjet e vitit do shtohen në mënyrë të jashtëzakonshme.

Trump thuhet se ka paguar një yll të filmave për të rritur, Stormy Daniels, që të mos flasë në lidhje me aferën mes tyre.
 

Por kush është prokurori i Manhatanit që kërkon të ngrejë padi? Ai quhet Alvin Bragg dhe sipas medieve ka marrë financime nga Soros për t’u zgjedhur në këtë post.

Vetë Donald Trump, duke bërë thirrje për protesta, tha të shtunën se po e përndjek drejtësia e financuar nga Soros.

Senatori amerikan, James David Vance, një biznesmen i njohur në SHBA, tha se “Bragg është një njeri i blerë nga Soros”. “Ai ka lejuar kriminelët e dhunshëm që të jenë të lirë në rrugët e Nju Jorkut, por do të padisë kandidatin e mundshëm republikan për një akuzë të pabazë kundërvajtëse. Këta njerëz po e kthejnë Amerikën në një vend të botës së tretë”.

Sipas medieve amerikane, Soros i dha Alvin Bragg 1 milion dollarë gjatë fushatës për t’u zgjedhur prokuror në Manhatan.

Kjo shumë ishte pjesë e 40 milionë dollarëve, që sipas Daily Mail, Geoge Soros pagoi për të zgjedhur prokurorët e tij në SHBA.

Kurse gazetari Matt Palumbo, tha se Soros ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në zgjedhjen e prokurorëve të majtë në SHBA. “Ai ka pasur një nivel suksesi prej 90 përqind, në përzgjedhjen e prokurorëve të tij në detyrë,” tha Palumbo.

Edhe ligjvënësja amerikane Marjorie Taylor Green sulmoi ashpër miliarderin hungarezo-amerikan, George Soros. Ajo tha se ai e ka dëmtuar demokracinë amerikane, ndaj duhet t'i hiqet shtetësia.

"Asnjë person tjetër nuk e ka minuar demokracinë tonë më shumë se George Soros. Pse i duhet lejuar të mbajë nënshtetësinë," shkroi ajo.

Soros është nën akuzë edhe në Shqipëri se ka ndikuar për të shkatërruar demokracinë dhe opozitën. Ai thuhet se ka ndikuar në miratimin e një reforme në drejtësi, që i ka dhënë pushtet të pakufizuar kryeministrit shqiptar.

Modifikuar më Tuesday, 21 Mars 2023 09:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...