I pari kryeministër që shkon në ’10 Downing Street’ për shkak të eksodit, trafikut dhe krimit të organizuar

E Enjte, 23 Mars 2023 12:29

 

Zyra e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, shpërndau të përkthyer një shkrim të gazetës ‘Guardian’ për vizitën e kreut të qeverisë në Britani. Pasi e shpërndanë, ata u kujdesën që shkrimi të publikohej nga mediat e tyre duke i dhënë një rëndësi të veçantë.

‘Guardian’, që dikur njihej si një simbol i gazetarisë së fortë kundër autokracive, ka kohë që është ndryshe. Në shkrimet e saj e ka përkëdhelur jo pak herë kryeministrin shqiptar. Por kjo nuk ka rëndësi.

 

Më shumë rëndësi ka fakti që gazeta përpiqet të tregojë se kryeministri shqiptar është i pari që shkon për vizitë në ’10 Downing Street’, selia e kryeministrit britanik.

 

Një arritje e madhe shumë, po të mos marrësh parasysh atë që e lëshon si me gjysmë zemre më poshtë vetë gazeta. Rama po paraqitet përpara Rishi Sunak për shkak të emigrimit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve me gomone, për shkak të trafikut të paligjshëm dhe për shkak të krimit të organizuar.

Të krenohesh se po shkon te kancelaria britanike me këto pesha të rënda mbi trup, duhet të jesh si Edi Rama.

Jo vetëm kaq, por kryeministri është zotuar se do i thotë kryeministrit britanik të gjithë të vërtetat.

Cila të vërteta? Ato që thonë se Shqipëria është narkoshteti i vetëm në Europë? Apo ato që thonë se jemi qendër e pastrimit të parave të krimit? Apo që jemi vendi më i korruptuar në Europë dhe ndër më të korruptuarit në planet? Apo që jemi vendi që ka rrëshqitur në monizëm dhe demokracia është vetëm një fasadë? Apo që jemi vendi më i varfër, më i palumtur dhe me më pak perspektivë në kontinent?

Të gjitha këto janë arsyet që po nxisin eksodin masiv, trafikun dhe krimin e organizuar.

Nëse Shqipëria e Edi Ramës nuk do shërbente si bazë, sigurisht Britania nuk do ishte përmbytur nga droga dhe krimi, siç raportojnë mediat.

Nëse Shqipëria e Edi Ramës nuk do ishte kaq e varfër, e korruptuar dhe e dëshpëruar, shqiptarët nuk do rrezikonin jetën për të ikur masivisht. Rreth 1 milionë shqiptarë e kanë braktisur vendin nën qeverisjen e tij.

Këto janë të vërtetat e sundimit të Edi Ramës. Ato historitë me ngjyra, piktura dhe skulptura i shërbejnë vetëm gazetës ‘Guardian’ për të shpikur fabula të sponsorizuara në sy të britanikëve.

Edhe përpjekjet për të përdorur fjalët e Ramës kundër ministres Bravermann për të ndërhyrë në përplasjet e brendshme politike në Britani, janë një çështje e medieve të majta angleze.

Por të paktën mos të mundohen të shesin si arritje atë që duhej të ishte vula më e madhe e turpit për një kryeministër.

Modifikuar më Premte, 24 Mars 2023 08:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...