Koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu, në fjalën e tij në tubimin e organizuar nga opozita dhe qytetarët përpara Bashkisë së Tiranës, tha se ata nuk do ndalen derisa të ketë drejtësi.
“Kjo qeveri sot më shumë se kurrë është provuar si qeveri e kartelit të Sinaloas me në krye Edi Ramën dhe vemjen e tij, Erion Veliaj.
Erion Veliaj është kapur duke i dhënë paratë e qytetarëve bashkëshortes së tij. Kjo nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës.
Arrestoni hajdutin që i jep para bashkëshortes së tij nga taksat e qytetarëve.
Ne po protestojmë për drejtësi, sepse ky vjedh dhe nuk ka drejtësi. Ne kemi ardhur për të kërkuar një drejtësi siç e ka e gjithë bota.
Në Shqipëri arrestohet ai që ka denoncuar krimin, jo ai që e ka bërë krimin. Kjo ndodh sepse ata prokurorë që Erion Veliaj i quan kolegë, janë në fakt nëpunësit e tij.
Shqipëria është i vetmi vend në botë që e ka kryetarin e opozitës në arrest shtëpiak pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë akuzë, kurse ky hajdut, për të cilin ka një mal me prova, është i lirë duke vazhduar vjedhjen e qytetarëve.
Ata që pyesin se sa do zgjasë protestë, u themi se kjo protestë do të zgjasë derisa Shqipëria të ketë drejtësi. Derisa Shqipëria të jetë si e gjithë Europa,”tha Balliu.