Diplomati që meriton përulje

Diel, 04 August 2024 12:15
 

David Wisner 

Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është ambasadori, ose i Ngarkuari me Punë i SHBA-ve në Tiranë. Meriton një përulje, është dinjitoz, një diplomat ndryshe, jo vetëm për sjelljen e tij publike, jo vetëm për profilin që ruajti, por edhe për faktin se ishte i vetmi ambasador që edhe kur erdhi deri ditën sa iku, nuk shkeli kurrë në Bashkinë e Tiranës.

Dorën Erion Veliajt mund t'ja ketë dhënë në ndonjë aktivitet, sepse nuk pranoi Wisner kurrë që të ishte fasadë e dosjes "5D". Nuk mund të ishte Wisner njeriu që shkonte në godinën ku kishin qëndruar hajdutët e Bashkisë së Tiranës, drejtorët e Erion Veliajt, të cilët në fillim na u tha se ishte një i larguar dhe tani më vonë na dolën disa, kur në fakt ishte gjithë zhinxhiri komandues i bashkisë.



Nuk mund të shkonte ambasadori Wisner në bashkinë që ka paguar 60-70 milionë dollarë nga transferta e pakushtëzuar e qeverisë shqiptare për inceneratorin e Tiranës.

Nuk mund të shkonte Wisner të shtrëngonte dorën me njeriun që vartësit e tij i kishin vjedhur "vulën" dhe kishin firmosur një kontratë 60 milionë dollarë për çështjen e dherave për inceneratorin e Tiranës. 

Nuk mund të shkonte ambasadori Wisner të shtrëngonte dorën e të vizitonte godinën, jo vetëm të hajdutëve të "5D" dhe Erion Veliajt, por të atrye që shembën teatrin në një natë të errrët në kryeqytet në mënyrë kriminale. Nuk mund të shkonte Wisner të përqafonte Erion Veliajn, njeriun që kishte prishur ndërtesa pafund në shkelje të ligjit për kontrata korruptive rindërtimi.

 
Diplomati që meriton përulje
David Wisner

Nuk mund të shkonte Wisner dhe nuk mund të pranonte të ishte fasada e një mashtruesi ordiner që është kapur në gënjeshtra pafund, i cili na tha se nuk e dinte që drejtorët e tij vidhnin. Nuk kishte djeni kur në fakt kishte pasur dijeni, por nuk kishte vepruar. 

Erion Veliaj që na tha se kishte firmosur mijëra kontrata për të cilat do t'i duheshin një javë dhe këto i kishte bërë brenda ditës. Kryebashkiaku, i cili inaguronte kopshtet dhe investimet e kompanisë së inceneratorëve që vidhte shqiptarët, që ka pastruar të paktën 20 milionë dollarë, ku është gjetur një grup i strukturuar kriminal. 

Erion Veliaj, grupin e strukturuar kriminal e kishte në Bashkinë e Tiranës dhe na tha se në organizatë ka edhe njerëz problematikë. Në fakt nuk ishte një njeri problematik, por ishin një tufë me hajdutë që i mbante Erion Veliaj.


Prandaj dhe ambasadori Wisner meriton përulje, meriton respekt sepse kurrë nuk shkeli në godinën ku u strehuan hajdutët, së bashku me Erion Veliajn.

Urojmë që edhe pasuesja e tij, Nancy VanHorn të mbajë të njëjtin standard pastërtie në raport me pronarin faktit të incenerarotit të Tiranës dhe personin e përfshirë në dosjen "5D".

Modifikuar më Diel, 04 August 2024 12:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...